Me tone të prera, kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit deklaroi se nuk negocion kushtet e Republikës së Shqipërisë. Në një kohë kur opozita kërkon largimin e tij nga detyra dhe krijimin e qeverisë teknike, kreu i maxhorancës tha se qeveria nuk negocion mandatin që i ka dhënë populli, deri në zgjedhjet e 18 qershorit.

“Ne nuk negociojmë kushtet e Republikës së Shqipërisë që sanksionon të drejtën e popullit. Ne nuk negociojmë mandatin që na e ka dhënë populli dhe nuk abuzojmë me kontratën që kemi me popullin, e cila skadon në ditën e krijimit të qeverisë së re. Idetë për të goditur 18 qershorin, janë ide për të goditur vendin dhe për ta futur vendin në krizë dhe gjithçka mund të ndodh,” tha mes të tjerash Rama.

Recommend to friends
  • gplus
  • pinterest

Comments

  1. american2016al
    20/04/2017 13:03 at 13:03

    Basha eshte kthyer ne nje femije tekanjoz dhe i besdisur per te gjithe, por kjo eshte rruga e Berishes qe qendron pas tij.Shteti duhet te zbatoje kushtetuten dhe ligjet per cdo activities.

Leave a comment