Nuk dihet ende me siguri, por Justin Bieber dhe Selena Gomez mund të jenë rikthyer sërish bashkë. Dyshja e njohur thuhet se i ka dhënë edhe një shans të dytë dashurisë së tyre.

Por cila ka qenë arsyeja që ata vendosën të riktheheshin sërish bashkë? Sipas mediave të huaja, Justin, ka pritur gjithmonë që të kthehej me Selena-n, pasi ajo është dashuria e tij e parë.

Selena ka të gjitha tiparet që Justin pëlqen tek një vajzë. Edhe pse të ndarë Justin, nuk e ka harruar asnjëherë Selena-n.

Tani neve na mbetet veçse të presim se kur do të dalin publikisht për ta pranuar çifti se janë sërish bashkë…