Pse trupi i njeriut është një makinë e përkryer?

Shpesh njerëzit mendojnë se e njohim shumë mirë trupin e tyre, se si ai funksionon dhe proceset që ndodhin në të në çdo kohë.

Por në fakt, trupi i njeriut është aq kompleks dhe misterioz sa ndonjëherë ngatërron edhe njohësit më të mirë, doktorët dhe shkencëtarët.

Trupi i njeriut është një sistem tepër kompleks dhe shumë i ndërlikuar, që pavarësisht studimeve mijëravjeçare ende i befason studiuesit me të rejat që zbulojnë.

Pse njeriu është i veçantë? Sepse trupi jonë është i mbushur me surpriza dhe aftësi të pabesueshme.

Për shembull e dini që njeriu mund të jetojë pa ushqim për 70 ditë, por nuk mund të jetoj 11 ditë pa gjumë.  E dini që sipërfaqja e mushkërive tona është e barabartë me atë të një fushe tenisi?

E dini se pa gishtin e vogël, njeriu do të humbte 50% të fuqisë së dorës? Apo se informacioni kalon nëpër qendrat nervore të njeriut me 400 km në orë? Apo se dhëmbët e njeriut janë po aq të fortë sa dhëmbët e peshkaqenit?

Një njeri mund të jetojë pa pjesën më të madhe të organeve të tij. Trupi ynë mund të duket i dobët, por mund të mbijetojë pa stomak, pa 75 % të mëlçisë, 80 % të zorrës, dhe pa një veshkë.

Si mund të përshkruhet trupi i njeriut, pa e krahasuar atë me një makinë? Si në çdo makineri, çdo ingranazh punon në funksion të gjithë të tjerëve, në trupin tonë çdo qelizë, nerv e organ punon për ta bërë efikas makinën si një e tërë: kemi një zemër që pompon gjakun duke e çuar atë kudo ku duhet; jemi të pajisur me veshkat, të cilat pastrojnë gjakun nga helmet duke i nxjerrë ato jashtë nëpërmjet urinës; kemi mekanizma që na japin energjinë që na duhet, në mënyrë që të kryejmë aktivitetet tona të përditshme, dhe kur është e nevojshme të na shtyjnë përtej kufizimeve tona.

I kërcënuar vazhdimisht nga agjentët e jashtëm, trupi është çdo ditë në një luftë për mbijetesë, për të ruajtur veçoritë e tij dhe garantojë funksionimin e çdo pjese në favor të së gjithës:jemi të rrethuar nga baktere dhe viruse, të cilat mund të na sulmojnë në çdo kohë përmes lëkurës, frymëmarrjes apo asaj që konsumojmë; trupi lufton dhe na shëron nga sëmundjet e ndryshme, i reziston kërcënimeve, ndonëse njeriu nuk është i vetëdijshëm për asgjë nga këto.

Falë teknologjive dhe arritjeve të reja në mjekësi, ka qenë e mundur të studiohet çdo aspekt i trupit tonë: mund të studiojmë lëkurën, shohim formën e secilit organ, udhëtojmë përmes rrahjes së zemrës dhe mësojmë sesi është ndërtuar ajo dhe si funksionon.

Skeleti është një mrekulli inxhinierike i cili është i përbërë me bashkimin e 206 pjesëve të ndryshme të eshtrave. Trupi i njeriut në saje të këtyre pjesëve të nyjëzuara me njëra tjetrën posedon një aftësi të jashtëzakonshme të lëvizjes.

Eshtrat janë jashtëzakonisht të forta dhe në gjendje që të përdoren me lehtësi, edhe në vendet ku eshtrat nyjëzohen njëra me tjetrën vërehen argumentet e krijimit, sipërfaqet e fërkimit të nyjave janë të mbuluara me një shtresë kërcore të hollë dhe pupore dhe në këtë shtresë gjendet një lëng i rrëshqitshëm, nëse ashti e shtyp atë në ndonjë vend, ky lëng nga puporet del jashtë dhe e mundëson sipërfaqen e nyjes të rrëshqasë si vaj. Njeriu në saje të këtij ndërtimi të përsosur lëvizjet e tij i realizon me gjithëdije dhe shpejtësi të madhe.

Trupi është një makinë që ndonëse mund të jetë potencialisht e përsosur, mundet gjithsesi të degradojë: plakja, sëmundjet, gabimet gjenetike mund ta transformojnë trupin tone, duke e bërë atë më pak të efektshëm, dhe çuar deri dhe në vetë fundin e jetës tonë.

Aty ky trupi s’mund të mbërrijë, shkenca sjell kontributin e saj themelor për të siguruar që makina njerëzore të rikthehet të jetë efikase, dhe e ruajtur kësisoj jetën. Por ta mendosh hollë, çfarë është shkenca nëse jo një mbrojtëse e mendjen dhe trupit të njeriut? Këtu, pra rrethi mbyllet: trupi i njeriut është një makinë perfekte.

Të ngjashme

Recommend to friends
  • gplus
  • pinterest

Leave a comment