PS provokon LSI-në: Po rrisni pazarin, por është koha ta provoni sa vleni të vetëm në zgjedhje

Nuk ndalen përplasjet mes deputeteve socialistë dhe atyre të LSI-së.

Pas deklaratës së ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani dhe deputetes së LSI-së, Silva Caka që paralajmëruan mundësinë e daljes pa PS-në në zgjedhjet parlamentare, reagon edhe Partia Socialiste.

Është deputeti Vladimir Kosta i cili i ka kthyer një përgjigje LSI-së duke shkruar ne rrjetet sociale se kjo sjellje “më shumë ngjan si rritje pazari sesa sjellje mes partnerësh politike”.

Statusi i Vladimir Kostës:

“Ministri i Drejtësisë dhe një kolege e LSI-së nuk e fshehin se nuk janë komod me koalicionin me PS. Shumë nga arsyet që japin, përveç tyre, nuk i kupton asnjë i majtë në vend. Kjo loja e tipit jemi dhe s’jemi aleatë vetëm sa po e çorienton elektoratin e majtë.

Më shumë ngjan si rritje pazari sesa sjellje mes partnerësh politike. Mbase është koha që LSI ta provoj veten sa vlen e vetme në zgjedhje… Duhet ta respektojmë këtë dëshirë të tyre”.

Ky reagim vjen pasi deputetja e LSI-së, Silva Caka deklaroi mbrëmjen e djeshme se LSI duhet të dalë e vetme në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit.

Caka tha se LSI ka një kontratë me qytetarët dhe si e tillë prova e madhe e saj është që në zgjedhje të dalë e vetme.

Por Caka sqaroi se ky është një mendim i saj personal dhe nuk ka asnjë vendim të forcës që ajo përfaqëson.

Të ngjashme

Recommend to friends
  • gplus
  • pinterest

Leave a comment