PS-LSI përplasen për listat e hapura. Bylykbashi: Maxhoranca heq këmbën zvarrë

PS-LSI dy aleatët e koalicionit qeverisës nuk kanë të njëjtin qëndrim për listat e hapura. Sot deputeti Taulant Balla tha se është kundër çdo ndërhyrje në sistemin zgjedhor, ndërsa kreu i grupit parlamentar Petrit Vasili tha se kjo është një çështje e shtruar që në vitin 2008 nga LSI dhe nuk ka pse të jetë tabu.

Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi ka folur sot në përfundim të mbledhjes së Komisionit parlamentar për reformën zgjedhore, duke theksuar se opozita nuk do të lërë asnjë çështje themelore pa e diskutuar dhe garantuar në funksion të zgjedhjeve me standarde që do të mbahen në qershor.

Në një prononcim për mediat, Bylykbashi akuzoi maxhorancën për vonesa. Lidhur me votimin elektronik, ai theksoi se kjo është një tjetër çështje thelbësore dhe nuk do të pranohen justifikimet e maxhorancës.

“Çështja e standardeve themelore për zgjedhjet, çështje primare për shqiptarët. Duhet bëhet çmos që këto standarde të garantohen për zgjedhjet e vitit 2017. Ne ngulim këmbë që nuk mund të jetë një trajtim selektiv i çështjeve. U ra së paku dakord që ekspertët të përgatisin një listë të çështjeve që janë për t’u diskutuar që të rikuperojmë kohën që është humbur për shkak të heqjes këmbës zvarrë nga maxhoranca. Nuk do lëmë asnjë çështje thelbësore për opozitën të ngelet jashtë. Teknologjia në votim, çështje thelbësore, do të zgjidhë një numër çështjesh që kanë të bëjnë me standardet. Justifikimet me kohën nuk ja pranojmë më maxhorancën”, deklaroi ai.

 

Recommend to friends
  • gplus
  • pinterest

Leave a comment