Protesta e PD, mbulohet Kryeministria. Policia: Do të ketë provokime

Partia Demokratike ka njoftuar Policinë për protestën që do të mbajë nesër para kryeministrisë.

Në kërkesën e PD-së drejtuar policisë së kryeqytetit thuhet se protesta do të zgjasë katër orë dhe për këtë duhet të bllokohet qarkullimi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Deri tani selia blu ende nuk ka dhënë detaje të protestës por fakti që leja është për katër orë do të thotë se do të ketë më shumë se sa disa fjalime politike.

Nga ana tjetër, siç raporton News 24, policia ka marrë informacion se nesër mund të ketë provokime gjatë protestës së Partisë Demokratike.

Një ditë para protestës, te kryeministria është mbuluar streha e ndriçuar.

Masat e policisë do të jenë të ngjashme me protestat e mëparshme. Kordoni i parë do të jetë me efektive femra. Por ka informacione që mund të ketë provokime dhe goditje me gurë nga ana e protestuesve”, bëjnë të ditur burimet e policisë.

Kryeministria një ditë para protestës

Të ngjashme

Recommend to friends
  • gplus
  • pinterest

Leave a comment