Prindërit, apel për 10-vjeçarin me sëmundje të rëndë

Prindërit e një 10-vjeçari i cili vuan nga një sëmundje e rëndë kanë zgjedhur që t’i drejtohen emisionit “STOP”, ku kërkojnë ndihmë për gjendjen e vështirë në të cilën ata ndodhen.

Babai i fëmijës, Gjokë Dodaj për mikrofonin e “STOP” rrëfen se si i biri nga një dhimbje e lehtë koke humbi dalëngadalë shikimin, dëgjimin, të folurën, të ecurën duke u paralizuar përfundimisht.  E si të mos mjaftonte gjendja e tyre e vështirë ekonomike, atyre u është ndërprerë edhe ndihma sociale. Kjo për shkak të një makine që iu dhurua familjes për ta përdorur mbi të gjitha për nevojat e djalit. Prindërit e 10-vjeçarit i bëjnë apel shtetit për ndihmë.

stoppp

Gazetari: Zotëri si nisi historia juaj, pse i jeni drejtuar emisionit “STOP”?

Gjokë Dodaj (babai i fëmijës): “Për fëmijën tim që e kam në gjendje shumë të rëndë. Fëmija im ka qenë shëndoshë e mirë, ka kryer klasën e parë në Greqi, klasën e dytë u detyrova nga ana ekonomike të kthehesha në Shqipëri. Në fillim të klasës së tretë, me 25 Nëntor të 2014 i ka ndodhur kjo histori nga një dhimbje koke, edhe gradualisht ka ardhur duke u përkeqësuar. Radhën e parë ka humbur shikimin, për 4-5 muaj ka qëndruar në këmbë dhe dëgjonte, deri në Korrik, më pas i ka humbur gjithçka, shikimin, dëgjimin, të folurën, të ecurën.

Kërkoj nga shteti që të më ndihmojë me këtë gjendje kaq të rëndë, me të gjitha mënyrat, nga  ana e mjekësisë, ilaçeve, nga ana ekonomike, por ky do dy shoqërues në këtë gjendje që është. E para është të rrijë “non stop” njëri se nuk mund ta lëmë vetëm dhe tjetri duhet të shërbejë lart e poshtë për ta ushqyer,  për ta larë etj.”

Gazetari: Kush është gjëja më urgjente që ju duhet sot?

Gjokë Dodaj: “Ne na duhet një krevat ortopedik, për arsye se duke e lëvizur lart e poshtë me jastëkë përkeqësohet shëndeti i tij.”

Gazetari: Ndihmë ekonomike merrni?

Gjokë Dodaj: “Jo nuk marrim. Ju drejtova Kryetarit të Bashkisë në Kamëz dhe i thashë hallin, më tha ik tek Ndihma Ekonomike dhe ma dhanë për një muaj ndihmën ekonomike. Daja i çunit dhe kushëriri im më kishin dhuruar një makinë, pasi unë nuk kisha mundësi që ta blija sepse kishim nevojë për të. Më pas ma ndërprenë ndihmën ekonomike pasi doli makina në sistem.”

stop5

Edhe nëna e Julianit shprehet mjaft e shqetësuar për gjendjen në të cilën ndodhet i biri dhe i bën apel shtetit që ta ndihmojë familjen e saj, në mënyrë që djalit të mos i mungojnë ilaçet.

Gazetari: Zonjë ju jeni nëna e Julianit, rrini gjithë kohën me të, sa e vështirë është për ju ?

Nëna e Julianit: “Shumë e vështirë është në çdo mënyrë. S’mund t’i shërbej sepse fëmija është pothuajse në gjendje kome.”

Gazetari: Si ja jepni ushqimin?

Nëna e Julianit: “E ushqejmë me shiringa, me sondë. As gojën nuk mund t’ia lagim me ujë, pasi doktori thotë se fëmija mund të mbytet me pështymën e tij. Kjo është një sëmundje shumë e rrallë.”

Gazetari: Ju jeni më pranë djalit çdo ditë, kush është  nevoja më emergjente që t’ia lehtësojë sado pak jetën?

Nëna e Julianit: “Të paktën ilaçet t’i marr pa vështirësi sepse burrin e sorollasin veç për ilaçet. Dua të kem ilaçet e djalit.”

Gazetari: Ilaçet që merr Juliani janë qetësues?

Nëna e Julianit: “Merr qetësues Haloperidol, janë tre gjilpëra që i merr në ditë.”

Stafi i emisionit “STOP” i ka marrë një prononcim Nënkryetarit të Bashkisë Kamëz , Artan Dervishit lidhur me këtë shqetësim të kësaj familje, por ai është shprehur se për këtë rast është institucioni i Ministrisë  së Punës dhe Çështjeve Sociale që vlerëson kategoritë përfituese të ndihmës ekonomike.

stop7

Gazetari: “Arsyeja e ardhjes tonë në Bashkinë e Kamzës është për personin Gjokë Dodaj, i cili është trajtuar me asistencë nga Bashkia e Kamzës. Ky person ka një fëmijë të paralizuar 10 vjeç, por është ndërprerë marrëdhënia e asistencës në momentin që këtij personi i kanë bërë dhuratë një automjet për t’i lehtësuar lëvizjen, kushtet në të cilat djali i tij ndodhet.”

Artan Dervishi, Nënkryetar i Bashkisë Kamëz: “Ne jemi bërë me dijeni për rastin konkret në të cilën ne si institucion e kemi trajtuar gjithmonë këtë familje në konsideratë, duke parë edhe gjendjen e tij ekonomike mjaft të rënduar dhe rastin më sublim që është sepse ky ka një fëmijë që ndodhet në kategorinë e atyre që duan shoqërues . Ndihma ekonomike i është ndërprerë për shkak të një dhurate që i është dhënë kësaj familje. Kemi të bëjmë me një handikap të trajtimit të kësaj familje nga institucionet qëndrore, në rastin konkret është Ministria Punës dhe Çështjeve Sociale , e cila bën vlerësimin e të gjitha kategorive përfituese të ndihmës ekonomike. Nga ana jonë ngrihen vazhdimisht shqetësime duke u dërguar korrespondenca, por edhe trajtime institucionale qoftë këto edhe mediatike. Jemi në një moment që Bashkia jo vetëm për rastin e familjes në fjalë, por janë gati mbi 5 mijë familje që janë larguar nga skema ekonomike, trajtimi social, për faktin e vetëm që mund të jetë një arsye që projekti e skualifikon.”/tvklan.al

Të ngjashme

Recommend to friends
  • gplus
  • pinterest

Leave a comment