Ai është presidenti i parë i zgjedhur që ka qenë në krye të vendit për më shumë se një dekadë. Razije Akkoc hedh një vështrim në fillimet e tij modeste se si ish-lideri i AKP-së përgatitet për zgjedhjet e përgjithshme të qershorit. Historia e futbollistit që shiste limonada dhe që provoi burgun.

Erdoganbike_3272803b

Razije Akkoc, The Telegraph

Nuk është ekzagjerim të thuhet se Rexhep Taip Erdogan është një nga liderët më karizmatikë në botë. Sa herë flitet për Turqinë, i referohemi zotit Erdogan, si një personalitet në rritje, që nga koha e Mustafa Qemal Ataturkut.

Presidenti turk 61-vjeçar e ka çuar përpara ekonomikisht e politikisht Turqinë. Ai ka arritur të ndajë ushtrinë nga politika, sepse gjithnjë ushtria ka pasur pushtet të madh në politikën turke. Turqia ka histori të shumta me grushte ushtarake, dhe rasti i fundit ishte në vitin 1997. Për 18 vjet, politika turke ka mbetur e qëndrueshme, veçanërisht mes vitit 2002 dhe viteve kur Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) e Erdoganit fitoi pushtetin.

Edhe pse kritikët besojnë se ka ndryshuar kohët e fundit, ka pasur shqetësim lidhur me islamizmin e Erdoganit. Ai është një figurë e polarizuar. Për shumë turq, sidomos për pjesën konservative të Anadollit, ai ka sjellë një kujdes shëndetësor më të mirë dhe ka sjellë përmirësime në infrastrukturë. Disa thonë se ekonomia turke do të rritej në mënyrë të pashmangshme, por disa të tjerë mendojnë se kjo ndodhi falë Erdoganit. Asnjë figurë tjetër nuk e ka dominuar politikë turke që nga koha e Ataturkut, babait të Turqisë moderne.

Erdogan me bashkeshorten

Erdogan me bashkeshorten

Është krijuar një lloj atmosfere ku qytetarët turq nuk mund ta fyejnë liderin e tyre, sepse kundërshtarët dhe kritikët e Erdoganit janë trajtuar ashpër.

Që nga arrestimi i një djali 16-vjeçar që ofendoi zonjën e parë të Turqisë, gruan e presidentit, kritikët thonë se rritja e pushtetit të tij ka goditur lirinë e shprehjes.

Por çfarë dimë ne për njeriun i cili po kërkon mazhorancën për të ndryshuar kushtetutën për t’i dhënë presidencës pushtet akoma më të madh?

Nga Rize në Stamboll, nga futbolli në politikë

Erdogan lindi më 26 shkurt 1954 në Kasimpasa, por një pjesë të fëmijërisë së tij e shpenzoi në Rize, një vend në bregun e Detit të Zi. Para se ai të lindte familja e tij kishte emigruar në Gjeorgji. Babai i tij ishte roje bregdetare në Rize deri kur familja vendosi të rikthehej në Stamboll.

Erdogan shiste limonada dhe simite për të kontribuar me para në familje.

Ai ndoqi shkollën fillore në Kasimpasa në vitin 1960 dhe më pas shkoi në shkollën e mesme profesionale fetare në Stamboll, Imam Hatip, deri në vitin 1973. Mes viteve 1969 dhe 1982, ai luante futboll në një skuadër lokale dhe kur shkoi 16 vjeç shpresonte të transferohej në një skuadër të ligës amatore të futbollit.

Erdogan_2988114bGjatë asaj kohe ai gjithashtu luajti për skuadrën Kasimpasa Spor dhe mediat turke raportuan se Fenerbahçe, një nga skuadrat më të mira të vendit, donin të nënshkruanin me të, por thuhet se ishte i ati që e kundërshtoi këtë gjë.

Stadiumi i Kasimpasa Spor mori emrin e tij, dhe vitin që kaloi në media u raportua se edhe ekipi i Trabzbonsporit po planifikonte ta quante stadiumin e tij, Rexhep Taip Erdogan.

Vitin që kaloi, atëherë kryeministër, Erdogan, tregoi se kishte akoma aftësi në futboll ndërsa shënoi një tre golësh në një ndeshje miqësore të zhvilluar në Stamboll në korrik.

Ai u përfshi në politikë në moshë të re dhe sipas uebsajtit të tij, ai ishte pjesë e Shoqatës Studentore Kombëtare Turke gjatë viteve të shkollës së mesme dhe kur studionte në Universitetin Marmara.

Në vitin 1978, ai u martua me Emine Gulbaran me të cilën ka dy vajza, Esra dhe Sumeye, dhe dy djem, Necmettin Bilal dhe Ahmet Burak.

Sipas Arda Baykal, karriera e tij politike filloi kur ai u zgjodh president i Partisë Rinore për Shpëtim Kombëtar (MSP), një parti politike islamiste që më pas u mbyll pas grushtit të shtetit të vitit 1980.

Gjatë grushtit të shtetit, presidenti punoi si llogaritar dhe menaxher në sektorin privat. Ai u diplomua në universitet me një diplomë në administrim biznesi në vitin 1981.

Nga politikat studentore në burg

Gjatë kohës së tij në Universitet, ai u takua me Necmettin Erkaban, një ish-kryeministër turk. Ai ishte kryeministri i parë islamik dhe nëpërmjet tij, Erdogan iu fut politikës islamike. Erkaban ishte mentor i studentit të ri.

Tre vjet pas grushtit ushtarak, Partia e Mirëqenies (Refah Partisi) u themelua dhe në 1984, Erdogan u bë kreu i partisë në qarkun Beyoglu.

Vitin që pasoi, Erdogan u bë kreu i partisë në provincat e Stambollit dhe anëtar i bordit ekzekutiv. Por pushteti i vërtetë erdhi në vitin 1994 kur ai u zgjodh kryetar bashkie në Stamboll – i pari islamist në atë detyrë. Gjatë kohës si kryetar bashkie, edhe kritikët thonin se Erdogan provoi të ishte një njeri punëtor që u mor me problemet e mjedisit duke gjelbëruar vendin.

Në dhjetor të vitit 1997, Erdogan u dënua me 10 muaj burg për nxitje të urrejtjes fetare nëpërmjet një poeme që lexoi.

Nga burgu, kryeministër e më pas president

erdoganNë vitin 2001, Erdogani themeloi me shokët e tij, përfshi ish-presidentin turk Abdullah Gul, Partinë për Drejtësi dhe Zhvillim.

Në nëntor të vitit 2002, partia fitoi në Turqi me 34.3% të votave, por Erdogan nuk mundi të merrte pjesë nga dënimi i tij.

Në mars të vitit 2003, AKP përdori suksesin për të ndryshuar Kushtetutën dhe pas zgjedhjeve në parti, Erdogan u bë kryetar.

Ai qëndroi deri në gusht të vitit 2014 si kryeministër. Vitin që kaloi, Erdogan u zgjodh president i Turqisë.

Tani AKP dhe presidenti kërkojnë të ndryshojnë kushtetutën për t’i dhënë pushtet më të madh dhe për të krijuar një presidencë ekzekutive, gjë për të cilën partia ka nevojë për mazhorancën në zgjedhjet e qershorit. /Endri Farka//Tirana Observer

 

 

 

 

Të ngjashme

Recommend to friends
  • gplus
  • pinterest

Leave a comment