Presidenti i ri, digjet edhe raundi II

Komisioni i Ligjeve u mblodh sërish sot për të verifikuar nëse në më pak se 12 orë nga raundi i parë i votimit në Kuvend, kishte ardhur ndonjë kandidaturë për President.

Gjatë mbledhjes formale, kryetarja e komisionit, Vasilika Hysi, tha se nuk ka pasur asnjë emër të mbështetur nga 20 deputetë, çka do të thotë se edhe seanca e Kuvendit do të konsumojë raundin e dytë të procesit.

Sipas Kushtetutës, raundi i tretë duhet të zhvillohet brenda një jave dhe për zgjedhjen e Presidentit duhet të votojnë pro 84 deputetë.

Gjatë seancës së sotme parlamentare, kryeministri Edi Rama duke folur për Presidentin, tha se mazhoranca i ka numrat, por nuk synon që të zgjedhë e vetme pa opozitën kreun e ri të shtetit: “Ne duam sërish t’i japim mundësi atyre që mungojnë në Parlament. Duam një President të paanshëm. Një President që të jetë në gjendje që, kur ka nevojë vendi, të ulë në një tryezë partitë politike”.

Të ngjashme

Recommend to friends
  • gplus
  • pinterest

Leave a comment