edi-rama-3Seanca plenare nuk është vetëm ajo çka më së shumti shihet në ekranin e televizorit, debate dhe diskutime mes deputetëve, kryeministrit, apo edhe ministrave. Ajo çka nuk shfaqet në ekran përfshin momente të ndryshme, nga bisedat mes kolegëve, batutat plot humor, shkëmbimet e mesazheve në celular, apo edhe telefonatat nga salla e Kuvendit.upsss-1 upsss-2 upsss majlinda-bregu-3
parlament-2

Rubrika “Ups” në emisionin “Kjo javë” në “News24” ka përcjellë disa momente nga seanca e kaluar plenare, ku me sa duket deputetë, kryeministri e ministrat kanë bërë pak më shumë “gallatë” se herët e tjera, duke qenë se kjo ishte seanca e fundit për këtë sesion parlamentar.

Në një moment shfaqet edhe kryeministri Rama teksa zhvillon një bisedë telefonike, me dikë të cilit nga sa duket nga lëvizja e buzëve, i thotë “të mos e çajë kokën”.

E një tjetër sekuencë është filmuar ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, duke grisur një letër, në të cilën nuk e dimë se çfarë shkruhej.

Recommend to friends
  • gplus
  • pinterest

Leave a comment