Përshkallëzohet protesta, Basha: Do bllokojmë trafikun në të gjithë Shqipërinë

Kreu i PD Lulzim Basha ka mbledhur në një takim që ka zgjatur 30 minuta aleatët tek selia e partisë, ku është vendosur se PD do të zhvillojë protesta në çdo qytet javën tjetër.

Nga çadra e protestës, Basha tha: “Sot dua të njoftoj se opozita e bashkuar me në krye PD ka vendosur intensifikimin e protestës qytetare në të gjithë Shqipërinë.

Duke ruajtur si pishtar si monument çadrën e lirisë 24 orë në ditë, por duke e shtrirë në mbarë vendin.

Ditën e hënë të gjithë shqiptarët bashkohemi mes orës 11 dhe 12 në bllokimin e trafikut në të gjithë Shqipërinë.

Do ketë qëndresë deri në themelin e republikës së re për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Është fillimi i një aksioni i cili do të përshkallëzohet deri me datë 7 Maj, për të mos ia dorëzuar më Kavajën krimit, për ti thënë sot krimit dhe kriminelëve në Kavaje dhe në të gjithë Shqipërinë”.

Të ngjashme

Recommend to friends
  • gplus
  • pinterest

Comments

  1. american2016al
    21/04/2017 04:34 at 04:34

    Shqiperia duhet te saksionoje qarte me ligje sh te forta, kohen, zonat dhe aktivitetet qe partite do te bejne gjate protestave dhe te cdemtohet gjithcka qe demtohet.

Leave a comment