Puntata e sotme e ‘Shiko kush luan’ përkon dy ditë përpara Krishlindjeve, dhe ashtu siç edhe tha vetë Luana është koha e duhur për të falur gabimet, për të dhënë puthje-përqafime dhe për të shkëmbyer dhuratat.

Ah dhuratat, pjesa më e bukur e festave. Momenti që e presim me padyrim gjatë këtyre ditëve është të hapim dhuratat. Por duket se kështu nuk paska qenë kështu edhe për Luanën.

Moderatorja seksi, gjatë mini fjalimit që mbajti pak përpara se të prezantonte të ftuarit special, ka rrëfyer një episod që përsëritej pothuajse gjithmonë në familjen e saj: grindja me motrat se kush do hapte dhuratat. Ndonëse se ishte më e vogla e shtëpisë, motrat e mëdha nuk e toleronin aspak.

Eh, kush do toleronte kur vjen puna tek hapja e dhuratave…