Fituesit e edicionit të 9-të të Big Brother kanë shumë plane për të ardhmen. Së pari, Danjeli dhe Fotinia nuk e lanë me aq ceremoninë e martesës dhe vetëm një ditë më parë konfirmuan se në nëntor do të bëjnë edhe një ceremoni tjetër të madhe. Ndërsa pas dasme, për momentin nuk kanë ndër mend një fëmijë, por diçka tjetër.

Edhe pse janë përfolur se së shpejti kanë në plan të bëhen prindër, në fakt jo. Të paktën, Fotinia i ka të qarta planet e së ardhmes së afërt.

Siç ka lajmëruar në profilin e përbashkët në Instagram, Fotinia së shpejti do të ndajë me fansat e saj eksperiencën e make up-it. Dhe këtë gjë ka ndër mend ta bëjë në mënyrë profesionale duke hapur një kanal në YouTube, përmes të cilit do të shpërndajë video të ndryshme për sekretet e saj të bukurisë.

Duke u kërkuar të gjithë fansave ta ndjekin, Fotinia shkruan: “Së shpejti do ndaj me ju të gjitha sekretet e bukurisë që unë bëj për një pamje të bukur dhe natyrale. Ju ftoj të më ndiqni në kanalin tonë në YouTube Lafoda dhe të bëni subscribe, në mënyrë që të njoftoheni për çdo video që unë do përgatit për ju.”

Jeni gati për të marrë më shumë eksperiencë nga Fotinia?