Megjithëse janë kujdesuar që ta ruajnë raportin e tyre nga kureshtja mediatike, tashmë është mësuar se Rozana Radi, prej vitesh është në lidhje me Shpëtim Karakushin, oficer i Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë së Tiranës.

Një vit më parë, kur Rozana fitoi çmimin e parë në Këngën Magjike, fotot me partnerin u përhapën me shpejtësi në media e portale. Dhe pas asaj kohe, portreti i Shpëtimit nuk u harrua nga publiku, megjithëse fotot e çiftit kanë qenë shumë të pakta në rrjet, veç ndonjë rasti të fotografuar nga paparacët.

Sot, Shpëtimi ka qenë i ftuar në “100 milionë” në Top Channel së bashku me një mik të tij për të provuar fatin në këtë lojë që është bërë familjare për të gjithë.

Pasi Eno bëri pyetjen që u bën zakonisht të gjithë të ftuarve “Nga kush janë të shoqëruar”, Shpëtimi tha se nuk është i shoqëruar nga ndonjë i afërm.

Po prisnit që të shikonit Rozanën diku në publik?