OMN-ja, Bushati sulmon LSI-në: Nuk bie dakord me nostalgjikët e filmave me diversantë

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati theksoi nga Shkodra se po kërkohet që të portretizohet reforma në drejtësi si cenim sovraniteti.

Reagimi i tij vjen ndërkohë që ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili e ka konsideruar si antikushtetuese krijimin e bordit të menaxhimit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

“Besoj se kjo reformë është konkretizim i përgjegjësive kolektive. Me reformën në drejtësi ndërtojmë një kulturë politike larg blloqeve të çimentuara. Nuk bie dakord me nostalgjikët e filmave me diversantë. Kërkojnë ta portretizojnë reformën në drejtësi si cenim të sovranitetit. Kërkojnë ta portretizojnë reformën si ndërhyrje e të huajve në punët tona”, tha Bushati gjatë takimi me forumet e Partisë Socialiste në qytetin e Shkodrës, ku theksoi se nuk ka zhvillim të qëndrueshëm ekonomik pa mburojë e së drejtësi dhe se një shoqëri e zhvilluar bazohet vendimin në sundimin e drejtësisë.

Deklarata e Bushatit vjen pasi ministri i Drejtësisë, Vasili kritikonte krijimin e Bordit të menaxhimit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Në të gjitha dispozitat qoftë kushtetuese apo ligjore nuk ka asnjë përcaktim mbi ngritjen e një Bordi të Menaxhimit të ONM. Në komunikimin e datës 7 shkurt 2017, janë caktuar 3 ekspertë të vendeve anëtare të Bashkimit Europian dhe 2 ekspertë të SHBA. Caktimi i këtyre ekspertëve është në respektim të plotë të kërkesave të Kushtetutës dhe ligjit sa i takon proçesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve, pasi këta do të jenë organi i ngarkuar që do të realizojnë vëzhgimin e pavarur”, shkruante Vasili në një letër dërguar presidentit Nishani.

Të ngjashme

Recommend to friends
  • gplus
  • pinterest

Leave a comment