Historiani dhe gazetari Armand Plaka duke marrë shkak edhe nga situata politike e ditës, ka botuar në Facebook dy foto të rralla nga gazeta “Minerva” të vitit 1934.

Duke zbuluar arsyen se pse vendosi të botojë këto dy foto, Plaka jep edhe shpjegimin si më poshtë:

“Je Ne Suis Pas Depute! (Nuk jam deputet!)- ja me çfarë shembujsh thirrej te edukohej popullata në vitet ’30 te shekullit te shkuar. Sot të qenurit deputet, (pavarësisht se nuk mund të thuhet kështu për të gjithë) sikurse ai i të qenurit doganier, po bëhet një shembull i urryer ndër shqiptarët, për shkaqe që dihen. Kjo thirrje vlen me shume se atëherë, sot e gjithë ditën dhe do ishte mirë ta merrnin si shembull e ta valëvisnim si flamur. Marrë nga Gazeta Minerva, maj 1934”.

Të ngjashme

Recommend to friends
  • gplus
  • pinterest

Leave a comment