Burak Özçivit dhe Fahriye Evcen janë ndër çiftet më të përfolur të këtij viti në Turqi. Së pari për sukseset e tyre në kinema, por edhe për dasmën e bujshme në verën e këtij viti, e cila mblodhi bashkë miq, të afërm e shumë personazhe të njohur.

Në fund të këtij viti, aktori Özçivit ndahet edhe me një kupë për “Dashuri e pafund”, si “Seriali më i mirë” në Emmy Awards, në ceremoninë e mbajtur në New York. Kështu, nga ky fundvit, çifti po ndahet i kënaqur. Por ata që nuk duken edhe aq të kënaqur janë fansat, të cilët vazhdimisht i kërkojnë çiftit të thonë se kur do të bëhen me fëmijë.

Këtë fundjavë, Özçivit dhe Evcen  ishin në një qendër tregtare në Stamboll, “Zorlu” dhe nuk shpëtuan nga gazetarët të cilët i bënë të njëjtën pyetje: A do të vijë një fëmijë në vitin 2018? Kësaj pyetjeje aktori iu përgjigj me të qeshur, ndërsa për tjetrën, në lidhje me aludimet se ka blerë një shtëpi në Gjermani, ai tha: “Nuk kam blerë pasuri të paluajtshme jashtë vendit.”

Po kështu, edhe për lajmin se Fahriye, bashkëshortja e tij, vuan nga hernia, ai e ka hedhur poshtë si të pavërtetë: “Falë Zotit, jemi të dy shumë mirë me shëndet”, – e mbylli aktori.