Nga ekrani duket si personazhi më i drejtpërdrejtë e më i hapur me publikun, por nuk është kështu nëse bëhet fjalë për familjen. Sa më shumë i rezervuar tregohet për të publikuar foto me bashkëshorten dhe fëmijët, aq më kureshtarë e bën publikun për të mësuar cila është jeta e moderatorit të “Zonë e lirë” jashtë studios së hapur.

Sot, revista Who ka publikuar disa foto paparaci të Ҫanit së bashku me bashkëshorten dhe të bijën, Joana, në një prej kafeve të kryeqytetit.

I veshur sportiv, me tuta, atlete e kapele, Ҫani është ulur në një prej bareve në qendër të Tiranës në shoqërinë e vajzës dhe bashkëshortes, pa e pasur mendjen përreth dhe pa e vënë re fotografuesin.

Recommend to friends
  • gplus
  • pinterest

Leave a comment