“Associated Press” ka publikuar në arkivën e saj një video e cila tregon momentet e atentatit me granatë ndaj ish-Presidentit Sali Berisha gjatë një takimi elektorat në Rrushbull të Durrësit, në qershor 1997.

Në atë kohë 25-vjeçari Ilir Ceta, i cili u përpoq të vriste me granatë Berishën gjatë takimit për fushatën elektorale në Rrushbull.

Autori i sulmit, u dënua me nëntë vite burgim për “Vrasje të mbetur në tentativë për shkak të cilësive të veçanta të personaliteteve të larta”.

Jam thellësisht i penduar për atë çfarë kam bërë, dhe i kërkoj falje jo vetëm Sali Berishës por edhe familjes së tij”, deklaronte Çeta nga Burgu i Rrogozhinës në një intervistë të vitit 2004.

Incidenti ishte episodi i tretë i dhunshëm teksa vendi përgatitej për zgjedhjet e parakohshme të 29 qershorit.

Më parë kishin ndodhur gjatë asaj jave dy sulme me bomba në Tiranë, ku mbeten të plagosur 28 persona, shkruan Reuters.

Të ngjashme

Recommend to friends
  • gplus
  • pinterest

Leave a comment