“Associated Press” ka fiksuar me një video të rrallë momentet e patransmetuara kur ish kreu i PS-së, Fatos Nano, la qelinë në 15 dhjetor 1995 për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të nënës së tij.

Në atë kohë, Fatos Nanos, që ndodhej në burg, autoritetet i kishin dhënë 17 orë leje për të lënë qelinë në Bënçë dhe për të përcjellë në banesën e fundit nënën.

Në videon pa koment të AP, duket Nano me kostum e kollare, i rrethuar nga shumë njerëz.

Një nga ata që e mbajnë për krahu, është deputeti i sotëm i PS-së, Paulin Sterkaj.

Në atë kohë, Sterkaj ishte shefi i repartit special të policisë “Brisku”.

“Dua të falënderoj autoritetet që më dhanë mundësinë t’i jap lamtumirën e fundit, bashkë me njerëzit e mi më të afërt, nënës sime. I falënderoj sepse do të përgëzoja faktin që ata e njohin armëpushimin. Para vdekjes edhe hasmerit ulin armët”, tha Nano gjatë ceremonisë mortore të nënës së tij.

“AP” komenton se në varrimin e nënës së Fatos Nano morën pjesë mbi 5.000 persona dhe se lideri historik i së majtës shqiptare u prit aso kohe si hero nga qytetarët e Tiranës.

Të ngjashme

Recommend to friends
  • gplus
  • pinterest

Leave a comment