Si e financon Koreja e Veriut programin bërthamor dhe pse Kinës nuk i intereson kolapsi i saj?

Nga jashtë, Koreja e Veriut duket një shtet i varfër, i izoluar nga pjesa tjetër e botës dhe e paaftë të ushqejë popullin e saj. Megjithatë, gjatë paradës ushtarake të mbajtur në Penian të dielën, ajo demonstroi sërish fuqinë e saj, diçka e pamundur nëse nuk ke burime të mjaftueshme financimi.

Leonid Petrov, studiues në Universitetin Kombëtar të Australisë, tregon për portalin news.com.au se Koreja e Veriut posedon burime të mëdha natyrore, të cilat i përdor për të financuar programin e armëve, shkruan Dita.

“Koreja e Veriut është një vend malor me resurse të mëdha natyrore, si depozita bakri, argjendi, uraniumi, hekuri dhe metale të tjera rralla të cilësisë së lartë”, thotë Petrov.

Peniani ka eksportuar për dekada të tëra minerale tek aleatët e saj si Kina dhe Bashkimi Sovjetik, deri në rënien e bllokut komunist. Që atëherë, ai ka qenë më aktiv në tregtinë ndërkombëtare deri sa sanksionet gjithnjë e më të ashpra kundër reduktuan këtë kapacitet.

Gjiganti aziatik ka ruajtur tregtinë me Korenë e Veriut dhe kërkon të ruajë tregtinë monopolike për sa u përket metaleve të rralla.

“Kina blen çdo gjë që Koreja e Veriut është e gatshme të ofrojë (në këtë fushë)”, thotë eksperti.

Këto metale janë të rëndësishme pasi janë pjesë e prodhimit të shumë mallrave të sotëm si telefonat celularë, kompjuterët, ekranet LCD dhe automobilat.

Një tjetër burim të ardhurash për Korenë e Veriut është eksportimi i krahut të punës në Kinë, Rusi, Lindjen e Mesme, Europën Lindore dhe Azinë Juglindore.

“Dhjetëra mijëra koreano-veriorë dërgohen jashtë vendit për të punuar në restorante, ndërtim, bujqësi dhe si ndërtues monumentesh në vende si Afrika”, shprehet Petrov.


Eksperti shpjegon se pjesa më e madhe e pagave të këtyre punonjësve shkon në buxhetin e qeverisë së Koresë së Veriut.

Peniani gjithashtu inkurajon investimet e huaja.

Në këtë drejtim, Egjipti ka investuar në rrjetin e telekomunikacionit të Koresë së Veriut, fabrikat e betonit dhe projektet e ndërtimit. Nga ana e saj, Kina tërhiqet nga peshkimi, minierat, dhe madje ka ngritur një zinxhir supermarketesh në Korenë e Veriut.

Deri vitin e kaluar, Kina furnizonte Korenë e Veriut me naftë dhe derivatet e saj me “çmime miqësore” ose falas.

Dhe pikërisht kësaj lloj tregtie Shtetet e Bashkuara po tenton t’i japë fund, thotë Petrov.

Kina e kupton se izolimi i plotë i Penianint do të çonte në shkatërrimin e regjimit të Koresë së Veriut, përthithjen e vendit nga Koreja e Jugut dhe progresin e mëvonshëm të forcave ushtarake amerikane drejt kufirit kinez.

“Kjo është arsyeja pse Kina nuk do të lejojë kolapsin ekonomik të Koresë së Veriut”, thotë ai.

Edhe nëse Kina do t’i jepte fund bashkëpunimit ekonomik me Korenë e Veriut, ajo do të zëvendësohej nga Rusia, e cila e sheh Korenë e Veriut si një treg të mirë për gazin, naftën e saj dhe energjinë elektrike. Moska gjithashtu shpreson se Koreja e Veriut mund të hapë një korridor të eksportit të gazit drejt Seulit.

Ndërkohë zbatimi i sanksioneve kundër Koresë së Veriut nuk ka qenë aq i lehtë siç mendohej.

Një raport i përpunuar nga një ekip ekspertësh të OKB-së dhe i publikuar muajin e kaluar zbuloi se Peniani ishte në gjendje të shmangte sanksionet duke përdorur kompani kineze fantazmë dhe subjekte të tjera të huaja.

Vitin e kaluar, Koreja e Veriut arriti të vijonte eksportet e burimeve minerale që ishin prekur nga sanksionet dhe kishte qasje në sistemin bankar ndërkombëtar. /DITA

Të ngjashme

Recommend to friends
  • gplus
  • pinterest

Leave a comment