Mbreti i perëndive: 20 fakte magjepsëse për Zeusin

Zeusi ishte sunduesi i qiellit dhe tokës, babai i njerëzve dhe Zotave tjerë. Sipas mitologjisë romake, atij i përshtatet JUPITERI.

Konsiderohet si pari, më i madhi dhe i pavdekshmi nga të gjithë Zotat tjerë të OLIMPIT. Është lindur në një shpellë të malit DIKTA, ndërsa ka jetuar në një shpellë tjetër të malit IDA, ku e kishte fshehur e ëma e tij REA, duke e ushqyer me qumështin e dhisë nimfë e quajtur AMALETEJA.

Pas betejës dhe fitores me titanët dhe ciklopët, e meritoi respektin dhe nënshtrimin, duke u shpallur si baba i të gjithë Zotave tjerë.

Arma e tij ka qenë rrufeja, ndërsa pushteti i sundimi toka dhe qielli. Bashkëshortja e përhershme dhe e pandashme e jetës ishte HERA, e cila besnikërisht e ka përvjedhur gjatë tërë veprimtarisë së tij sunduese. Nga bashkëshortësia me Herën, Zeusi kishte katër fëmijë: AREJËN, HEBUN, EJLEJTIAN dhe HEFAJASTEN.

Aventurat e dashurisë të Zeusit kanë qenë të panumërta.

en-zeus-olympusNga këto marrëdhënie, Zeusi ka lindur shumë fëmijë zota, gjysmë zota, heronj. Si shembull nga dashuritë e tij të shumtë, është e udhës ta përmendim dashurinë me MAJËN, sepse, nga kjo lidhje ka lindur Zoti HERMESI, pastaj me SELMËN, nga e cila ka lindur Zoti DIONISI, me LETN, Zoti APOLLONI dhe ARTEMIDA.

Ndërsa, nga marrëdhënia e tij jashtëmartesore me MENEMUSËN, kanë lindur 9 muza të famshëm. Të gjithë këta fëmijë jashtëmartesorë Zeusi i donte dhe i mbronte, sepse ata shpesh kanë qenë të rrezikuara nga xhelozia hakmarrëse e bashkëshortes legjitime HERA. Përveç qindra grave tjerë, Zeusin me bukurinë e vetë të jashtëzakonshëm e ka magjepsur edhe GANIMEDEN, e cila kishte gjak mbretëror dhe jetonte në Trojë. Atë e sjell në OLIMP dhe e cakton afër vetes që t’i mbushte lëngun e nektarit në kupën e tij të pijes.

Po ashtu, si njërën prej dashurive të veçanta të Zeusit, mos të mbetemi pa e përmendur lidhjen e tij me EUROPËN e bukur, të bijën e AGINORIT dhe TELEFASES. Nga kjo dashuri i lindin tre djem: MINOJA mitik, SEPREDONI i guximshëm dhe RADAMENTA e drejtë.

europa-princess

Europa, mbetet në ishullin e Kritit dhe martohet me mbretin ASTERIA, i cili ia përvetëson të gjithë fëmijët e saj dhe në shenjë mirënjohje ndaj dashurisë që kishte për te, kontinentin tonë e emërton me këtë emër – EUROPA.

20 faktet magjepsëse 

1- Zeusi ishte biri i Kronosit dhe Rheas, më i vogli i vëllezërve dhe motrave, ndonëse ndonjëherë njihet si më i madhi, teksa të tjerët kërkonin të “villeshin” prej stomakut të Kronosit.

2- Zeusi shmangu gëlltitjen nga babai i tij, të cilit i ishte thënë se një prej fëmijëve të tij do ta përmbyste, kur Rhea e fshehu në një shpellë në Malin Ida në Kretë, dhe kërkoi ndihmë nga Gaia.

3- Sipas një tjetër legjende, Zeusi u rrit nga një dhi me emrin Amalthea, ndërkohë që një kompani ushtarësh kërcenin, thërrisnin dhe përplasnin shtizat e tyre tek mburojat për çdo natë, me qëllim që Kronosi të mos dëgjonte të qarat e fëmijës.

4- Zeusi e mposhti babanë dhe çliroi vëllezërit dhe motrat, që jetonin ende në stomakun e Kronosit. Falë veprimit të tij dhe pas revoltës kundër babait, Zeusi u bë sundimtar i qiellit dhe tokës. Bashkë me Hadin (Zoti i nëntokës) dhe Poseidonin (Zoti i detit), Zeusi ndante sundimin e botës dhe u bë mbret i Olimpit.

5- Edhe pse njihet që shkaktonte rrufe dhe shkreptima, Zeusi ka qenë dikur Zot i shiut. Në një mënyrë apo një tjetër, ai ka qenë gjithmonë i lidhur me motin. Ndoshta kjo shpjegon përse poeti legjendar grek, Homeri, besonte se qielli ndodhej në majën e Olimpit, mali më i lartë në Greqi dhe vendlindja logjike e një zoti të motit.

6- Fizikisht, Zeusi përshkruhet shpesh në art si një burrë i gjatë, i fortë dhe muskuloz, me një mjekër të zezë ose të bardhë, dhe flokë të gjatë kaçurrelë.

53015c163ece3d65deb54b601c289bcf

7- Bashkëshortja e tij, Hera ishte gjithashtu motra e tij. Megjithatë, Zeusi nuk ishte shumë besnik ndaj saj, dhe ai njihet për aventurat e shumta erotike. Këto marrëdhënie rezultuan në shumë fëmijë gjysmë perëndi dhe heronj, duke përfshirë Apollonin, Artemidën, Hermesin, Persefonin, Dionisin, Perseun, Minosin, Muzat dhe Herakliun e madh.

8- Zeusi lindi Herakliun (Herkulin), heroin më të madh mitik i të gjithë kohërave, përmes mashtrimit. Ai u maskua vetë si Amfitrioni, bashkëshorti i Alkmenës, me qëllim që të bënte seks me të.

9- Shumë pak vetë e dinë se kur Zeusi u martua me Herën, ai tashmë ishte martuar dy herë. Pas luftës fitimtare kundër babait të tij, Zeusi u martua me Metisin, Titanen e mençurisë dhe bijë e Okeanosit dhe Tetit. Pas martesës me Metisin, Zeusi u martua me Temisën, Titanen e drejtësisë. Me të ai lindin Moiraen (Fatat), Horae (Orët) dhe Astraean.

10- Sipas Veprave dhe Ditëve të Hesiodit, Zeusi ishte një perëndi i shkujdesur që pëlqente të qeshte shumë. Ai shihet si i mençur, i drejtë, i mëshirshëm dhe i matur. Ai është gjithashtu i paparashikueshëm – askush nuk ishte në gjendje të hamendësonte vendimet që do të merrte.

zeusi11- Zeusi njihej gjithashtu për nervat; ai zemërohej shpejt, gjë që mund të bëhej shumë shkatërruese. Kur ishte i zemëruar, ai lëshonte rrufe dhe shkaktonte stuhi të fuqishme, të cilat bënin shumë dëme në tokë.

Ndoshta kjo shpjegon përse shërbyesit e tij njiheshin me emrat Forca dhe Dhuna.

12- Ndëshkimet e Zeusit ishin vërtetë të rëndë. Për shembull, kur Prometeu i vodhi zjarrin dhe ia dha njerëzve, ai e dënoi Prometeun që t’ia hante mëlçinë çdo ditë një shqiponjë gjigande.

13- Thuhet se Athinaja ka dalë nga koka e Zeusit. Ajo ishte fëmija e tij e preferuar, me të cilën ndante rrufenë dhe mburojën.

14- Tempulli i Zeusit të Olimpit është një tempull kolosal i rrënuar në qendër të Athinës, që i ishte dedikuar Zeusit. Ndërtimi filloi në shekullin e gjashtë para Krishtit, gjatë sundimit të tiranëve të Athinës, që parashikonin ndërtimin e tempullit më të madh të botës së lashtë. Kur u përfundua nën mbretërimin e perandorit romak Adrianit në shekullin e dytë, ai u pranua si tempulli më i madh në Greqi si dhe një statujat më të mëdha të kultit të botës së lashtë.

15- Paraqitja e Zeusit si dem, në formën që ai mori kur përdhunoi Europën, gjenden në monedhën dy euro të Greqisë dhe në kartat e identitetit të Mbretërisë së Bashkuar për mbajtësit e vizave. Mary Beard, profesor i Klasikëve në Universitetin e Kembrixhit, e ka kritikuar si glorifikim të përdhunimit.

km188_2002a

16- Sundimtari Seleucid Antioku IV Epifan ngriti një statujë për Zeusin në Tempullin e Judesë në Jeruzalem. Hebrenjtë e helenizuar e quanin këtë statujë Ba’al Shamen, që do të thotë “zot i qiellit”.

17- Zeusi identifikohej me perëndinë romake Jupiter dhe në imagjinatën klasike shoqërohej me disa perëndi, si egjiptiani Ammon dhe etrusku Tinia.

Ndonëse shumë prej vendeve të orakujve i dedikoheshin zakonisht Apollonit, heronjve apo perëndeshave të ndryshme si Temis, disa vende i dedikoheshin Zeusit. Përtej kësaj, disa orakuj të huaj, si ai i Ba’alsit në Heliopolis (Liban), shoqëroheshin me Zeusin në greqisht apo Jupiterin në latinisht.

18- Qendra kryesore ku të gjithë grekët mblidheshin për t’i bërë homazhe kryezotit ishte Olimpia. Festivali i tyre kishte dhe të famshmet Lojëra Olimpike, që mbaheshin çdo vit në nder të Zeusit.

19- Zeusi besonte në rëndësinë e mbajtjes së fjalës dhe ndëshkonte këdo që gënjente apo mashtronte të tjerët në biznes.

Zogu i tij i shenjtë ishte shqiponja e artë, që ai e mbante nën krah gjithë kohës. Ashtu si ai, shqiponja ishte simbol i forcës, kurajës dhe drejtësisë. Më vonë u bë një simbol i shquar që përdorej në Romën e lashtë, sidomos në standardin e një legjioni romak.

olympia-zeus_01b

20- Që përpara Krishtërimit, Islamit, Judaizmit, Budizmit dhe feve të tjera globale, Zeusi ishte i pari që gëzonte famë dhe pranim mbarëbotëror. Falë mbretërive të lashta greke dhe perandorive, teksa Aleksandri i Madh ishte shembulli më i madh, Zeusi dhe feja e lashtë greke udhëtoi në shumë pjesë të botës që njihej atëherë. Me ngjitjen e Perandorisë Romake, që kish adoptuar fenë greke, Zeusi u bë perëndia i parë i lashtësisë që gëzonte adhurimin në shumë rajone të ndryshme të botës.

Të ngjashme

Recommend to friends
  • gplus
  • pinterest

Leave a comment