Kush e merr Hënën? Një betejë mes Amerikës dhe Izraelit

2017, rikthim në Hënë: Ata që do të shkojnë në Hënë, do të jenë nga Moon Express, një kompani private amerikane, apo të tjerët e SpaceIL, kompani private izraelite? Të fitojë më e mira.

Kompania private Moon Express ka siguruar nga Administrata Federale e Aviacionit e SHBA lejen për dërgimin e një sonde në Hënë, në kuadër të Çmimit Google Lunar X. Kështu në fundin e 2017, pothuaj 50 vite pas Apollo 11, SHBA do të shohin sërish flamurin e tyre të “valëvitet” mbi Hënë.

moon-express-630x360

Moon Express, nëse do ia arrijë qëllimit, do të marrë 20 milionë dollarë të vëna në dispozicion nga Google. Megjithatë, përveç Çmimit, “misioni” i kësaj sipërmarrjeje të re hapësinore është përmbledhur më së miri nga Naveen Jain (president) që duke perifrazuar John Kennedyn ka pohuar: “Duam të shkojmë në Hënë jo sepse është e lehtë, por sepse është biznes i mirë” (versioni i Kennedy ishte “… sepse është e vështirë”).

Mundësia e dërgimit në mënyrë pak a shumë të lehtë dhe të sigurtë, të robotëve dhe platformave në satelitin tonë është në fakt premisë për zhvillime të rëndësishme ekonomike: Hëna është ende e gjitha për t’u shfrytëzuar për kërkime, eksperimente shkencore, shfrytëzim minerar, dhe në perspektivë, zhvillim turistik.

Kush e merr Hënën?

Moon Express është njëra prej 16 kompanive që kishin pranuar “bastin” e X Prize, të nisur në 2007, por me kalimin e viteve pothuaj të gjitha ishin tërhequr.

Mes atyre që qëndruan në garë është edhe izraelitja SpaceIL, që duket se nuk është shumë larg nga marrja e vendit të parë prej amerikanëve, duke qenë se ka prenotuar tashmë një lëshim për sonda dhe robotë. Edhe administratorët e SpaceIL nuk e fshehin faktin që e konsiderojnë ripushtimin e Hënës, një shans të mirë tregtar.

luna-di-mirka-bisulli-570

Sidoqoftë, e gjithë kjo hap shumë pikëpyetje: cilat rregulla duhet të ndiqen për shfrytëzimin e “kolonizimin” e Hënës?

Ekziston tashmë një Marrëveshje për hapësirën ekstra-atmosferike e vitit 1967, por që atëherë shumë gjëra kanë ndryshuar dhe nuk është e vështirë të imagjinohet që shumë “të ardhur të rinj” në hapësirë, mund të mos i njohin ato rregulla. /Focus – bota.al

Të ngjashme

Recommend to friends
  • gplus
  • pinterest

Leave a comment