1380220_10152003108888764_1321498768_n“Vendimi për t’i asgjësuar armët kimike siriane në Shqipëri është marrë dhe ai do të bëhet i ditur të premten”. Kështu ka deklaruar një personazh shumë i njohur amerikan Paul Walker, drejtor i programit “Green Cross International” për televizionin “Al Jazeera”, duke shtuar se do të transferohen pothuajse të gjithë agjentët kimikë në vendin tonë.

I pyetur nga gazetarja se pse u përzgjodh Shqipëria si destinacion për të bërë shkatërrimin e armëve kimike, Walker u shpreh: Këtë pyetje bëra edhe unë para pak javësh. Kush e kishte menduar Shqipërinë?

Shqipëria ka kaluar nëpërmjet një procesi të shkatërrimit të armëve në vitin 2007. Ata kishin një arsenal të vogël armësh kimike dhe Organizata për Parandalimin e Armëve Kimike, zbuloi se këtij vendi (Shqipërisë) iu deshën gjashtë muaj për të shkatërruar 16 ton të një agjenti të quajtur gaz mustard që iu ishte dhënë nga Kina.

Recommend to friends
  • gplus
  • pinterest

About the Author

Leave a comment