10 anomalitë më ekstreme dhe misterioze të motit

Në hemisferën veriore jo tropikale, ne e kemi ndarë vitin në katër stinë: dimri i ftohtë, pranvera e ngrohtë dhe e gjelbër, vera e ngrohtë ose e nxehtë dhe vjeshta e freskët dhe gjetherënëse.

Sidoqoftë, me raste, moti nuk sillet në përputhje më stinën përkatëse.

Në këtë listë, ne do të diskutojmë disa nga rastet e rralla, në të cilat moti ka ndërmarrë një kthesë të papritur, ose ka vepruar në mënyrë të çuditshme. Të jenë këto vetëm çrregullime misterioze të motit, ngjarje të shpjegueshme nga pikëpamja shkencore, apo shenja të asaj që sot njihet si “ngrohja globale”?

Pavarësisht përgjigjes që i japim kësaj pyetjeje, përballë këtyre anomalive të temperaturës, ne mundet thjesht të habitemi, t’i shijojmë qetësisht, ose të fillojmë të marrim masa vetjake dhe kolektive për sa mund të bëjmë, lidhur me pasojat e mëvonshme.

Nga një këndvështrim më optimist, ndoshta dhe gazmor, mund të themi se nuk ka pse dhe si ne të njohim të gjitha sekretet e asaj çfarë ndodh jashtë planetit ku jetojmë, kështu që, këto shfaqje të motit, mund të përjetohen pa kokëçarje të madhe.

Pasojat që sjellin, megjithatë, kërkojnë që ç’ke me të vëmendje dhe marrje masash.

 

1- “Chinook-u” i Albertës, 1992

chinook-arch-4157

Provinca e Albertës në Kanada ka sjellë ajër dhe mot të ngrohtë, të njohur si “chinook”, një herë në disa vite. Megjithatë, ky për të cilin flasim, është më vëmendje tërheqësi dhe më uniku që ka ardhur ndonjëherë. Më 27 shkurt 1992, në Albertën e Jugut ishte ngrohtë, dielli veror shndriste dhe temperaturat ishin rreth 22.6 gradë celsius (72.7 Fahrenheit). Sa për krahasim, temperatura mesatare për atë datë dhe për atë zonë është 1.3 gradë celsius, ndërsa janë shënuar ditë marsi, ku temperatura më e lartë nuk e kalonte 20 gradë celsius. Në një vit tipik, termometri nuk shënon 20 gradë celsiusin e parë deri në prill, në disa vite edhe në maj, por kjo është hera e vetme deri tani që qyteti i Albertës ka shënuar këto temperatura në muajin shkurt.

 

2- Vala e nxehtë e prillit në Ontario, 2010

470_to_fog_100706

Kur mendoni se është koha ideale e vitit për të dalë për piknik, për të veshur pantallona të shkurtra dhe këmisha apo për të shkuar në plazh në qytetin Otava, Ontario, kryeqyteti i Kanadasë?

Ndoshta në gusht, kur temperatura është në përgjithësi rreth 26 gradë celsius, por kategorikisht jo në muaj të tjerë, as në korrik, as në shtator.

Po prilli? Dhe për ta theksuar, fillimi i prillit? Mirë, për shumicën e viteve kjo as nuk do të ishte një pyetje, pasi temperaturat në javën e parë të prillit arrijnë deri në 7 gradë celsius. Por, nëse do të kishit shkuar në 2010-ën, do të ishte një histori krejt tjetër. Ontario u përfshi nga një valë e nxehtë nga jugu dhe Otava u bombardua nga dy ditë të nxehta të njëpasnjëshme. Termometri shënoi 28,2 gradë celsius (82.8 Fahrenheit) më 2 prill dhe 28.5 gradë celsius (83.3. Fahrenheit) më 3 prill. Të gjithë u surprizuan që temperaturat mund të ishin kaq të larta në këtë kohë të vitit dhe ndërsa jepej parashikimi i motit në televizion, spikerit iu desh të sqaronte se “kjo nuk është gënjeshtra për 1 prillin”.

 

3- I ftohti i acartë i janarit

cold-snap-climate-change

Përgjatë janarit, në 1950-ën, SHBA-ja perëndimore dhe Kanadaja pothuajse ngrinë, në kuptimin më literal të fjalës! Njerëzit nga Uashingtoni e përshkruajnë atë muaj si “të pabesueshëm” dhe Vankuveri, në Kanada mbeti në mënyrë konstante i ngrirë. Temperatura më e lartë në Vankuver, nga mesi i nëntorit deri nga gjysma e dhjetorit ishte – 2.9 gradë celsius, i ftohti më i madh i parë ndonjëherë atje. Në janar, megjithatë, kjo temperaturë ishte tepër e lartë! Termometri nuk u ngrit asnjëherë mbi 0 gradë celsius këtë muaj dhe temperatura më e lartë ishte – 6.7 gradë celsius më 5 janar, pas dy ditësh me temperaturë nën 10 gradë celsius. Dhe mesatarja mujore ishte rreth -20.4 gradë celsius.

 

4- Nga i ftohti ekstrem i dimrit në të nxehtin ekstrem të verës

english-bay-vancouver

Dhjetori i 2008-ës solli shumë borë në rrugët e Vankuverit. Krishtlindjet ishin vërtet të bardha, ecja në borë ishte vërtet e vështirë, pasi fundoseshe deri në gjunjë dhe përdorimi i automjeteve ishte thuajse i pamundur. Temperatura, në mënyrë të qëndrueshme, shënonte nën 0 gradë celsius, ndërsa rekordi u shënua në 20 dhjetor me -15.2 gradë celsius, vetëm 2.6 gradë celsius më pak nga rekordi më i mëparshëm, i cili është shënuar në 14 janar 1950, me -17.8 gradë celsius. Korriku i 2009-ës nga ana tjetër ishte pothuajse e kundërta. Temperaturat atje rrallë arrijnë apo kalojnë 30 gradë celsius (86 Fahrenheit). Në fakt, kjo ndodh një herë në 5 vjet. Megjithatë ja që korriku në Vankuver kaloi 4 ditë me temperatura mbi 30 gradë celsius. Dy nga këto ditë thyen rekordin e mëparshëm prej 33.3 gradë celsius, të vendosur në 9 gusht, 1960 dhe rekordi i ri i vendosur në 30 korrik të 2009-ës, ishte 34.4. gradë. Ja, ky është kalimi nga një ekstrem në tjetrin!

 

5- Pranvera e ngrohtë e 2004-ës

spring-lifestyle

Pranvera e 2004-ës ishte më e ngrohta në Kanada. Prilli ishte thuajse i ngrohtë, me rekorde të vendosura aty për aty e të thyera pak ditë më vonë në vende të tjera. Osojos kaloi një mesatare prej 21. 5 gradë celsius në prill të këtij viti (ndërsa mesatarja është 17.6 gradë). Rekordet u thyen në shumë qytete, Kalgari arriti temperaturën 25.4 gradë në 30 mars, Edmontoni 24.2 gradë në po të njëjtën ditë (duke thyer rekordin e marsit ekstrem, ku temperatura arriti në 17.6 gradë), Vankuveri regjistroi temperaturën 24.3 gradë celsius në 1 maj, 21.5 gradë më 11 prill dhe 18.5 në 29 mars. Temperaturat mbi 15 gradë për 29 nga 30 ditë të prillit në Osojos ishin vërtet një çudi! Ishte një pranverë e ngrohtë dhe e bukur për të gjithë.

 

6- Viti pa verë

1816_year_without_summer

Në 1816-ën, mali Tambora shpërtheu dhe atmosfera u mbulua me hi dhe pluhur. Copëzat e ngjashme me diellin ishin të dukshme me sy të lirë dhe Evropa perëndimore, Amerika verilindore dhe Kanadaja përballeshin me ngrica edhe në muajt maj dhe qershor. Rreth 1800 njerëz ngrinë dhe vdiqën nga uria, pasi drithërat u dëmtuan rëndë. Njerëzit, deri në jugun e Pensilvanisë, ende mund të shihnin akullin e liqenit dhe lumit në korrik dhe në gusht.

 

7- Mrekullia e borës

petpeevesandrearendcollisions_snow_tampa_january_19_1977

Banorët e Homestead, në Florida, qytet me temperaturë mesatare 25 gradë në pjesën më veriore të tij, u habitën kur panë ca flokë të lehta bore më 19 janar, 1977. Ishte hera e parë që ata shihnin borë dhe që atëherë nuk kanë parë më. Për çudinë më të madhe, Homestead është një qytet nën nivelin e detit. Banorët jo vetëm u habitën, por edhe u alarmuan nga i ftohti dhe gjësendet e bardha që binin nga qielli. Shumë bimë, përfshi drithërat, e vuajtën të ftohtin dhe shumë njerëz nuk i besuan parashikuesit të motit, kur ai paralajmëroi mrekullinë “I ftohtë dhe një shans për borë.” Spikeri i motit u detyrua në fakt t’u shpjegonte njerëzve se çfarë ishte bora dhe çfarë sillte ajo, por shumica e njerëzve nuk e besuan dhe menduan se ai thjesht po bënte shaka, prandaj nuk e morën seriozisht paralajmërimin e tij.

 

8- Rritja e shpejtë e temperaturës

cfiles43720

Si thoni për një kërcim të shpejtë në temperatura? Më 22 janar 1943, në Spearfish, Dakota e Jugut, në SHBA, u pa një luhatje temperaturash nga -20 gradë celsius (-4 Fahrenheit) në +7 gradë celsius (45 Fahrenheit) në… vetëm në 2 minuta! Lëvizje me 27 gradë në 2 minuta! Thoni pastaj që nuk ka çudi!

 

9- Acarimi i ftohtë i verës 1992

snowmansmall

Tani shkojmë nga i nxehti ekstrem në të ftohtin ekstrem. Në të njëjtin vit kur Kanadaja u përball me chinook-un e shkurtit 1992, më 23 gusht u pa një dimër jo normal, ku temperaturat me vështirësi arrinin 5.3 gradë celsius (41.5 Fahrenheit). Për më tepër, përveç të ftohtit, ra borë, e cila zuri trashësi 0.4 cm. Imagjinojeni për pak të shkoni në stacionin e autobusit, ose në supermarket dhe të vishni një pallto dimri në gusht! Është tepër e vështirë për t’u imagjinuar, apo jo?

 

10- Vala e nxehtë në Rusi, 2010

russia-fire_1706455c

Në verën e 2010-ës, Rusia u përball me vapë të papërballueshme dhe përvëluese, që arriti deri në 40 gradë celsius në disa rajone. Shumë njerëz, të llogaritur rreth 15000, por me gjasa edhe më shumë, u ndanë nga jeta për shkak të thatësirës, të nxehtit dhe djegies së pyjeve. Periudha e motit të nxehtë zgjati në muajt korrik dhe gusht./Tirana Observer

Të ngjashme

Recommend to friends
  • gplus
  • pinterest

Leave a comment