Elvana Gjata na ka befasuar edhe një herë me veshjen e saj. Që kur është larguar nga Shqipëria ajo ka sjellë një këngë dhe disa kombinime vërtet të pazakonta. Megjithatë deri tani kishte ndjekur rrugën që të tjerë e kanë hapur para saj, edhe pse mund të jenë të paktë ata që ecin aty…Bluza pambuku me funde tyli, kostume serioze me atlete, kontrast në një veshje, krijimi i saj duke bashkuar elementë që duket sikur nuk rrinë bashkë… por këtë herë ka shkuar më tej. I ka bashkuar këta elementë duke krijuar një veshje të vetme, një kostum me vija dhe fruda të tylta.

Duket sikur një fustan mbrëmjeje shumë vajzëror është ngatërruar me kostumin mashkullor për të krijuar një veshje të përshtatshme edhe për mbrëmje dhe pse baza pa ato frudat, do ishte shumë serioze.

Sigurisht edhe dekolteja e thellë i shton nota femërore veshjes e cila ngul këmbë në ekstravagancën e saj duke u plotësuar me atletet e bardha.

Elvana di si ta tërheq vëmendjen…përfundimisht!