Janë krahasuar shpesh si familja Kardashian shqiptare, nisur nga fakti që në shtëpinë e tyre janë në dominancë vajzat, por edhe për shkak të famës që ata kanë.

Po flasim për të bukurat e familjes Vjollca. Sot është një ditë feste për ta, pasi Lira, motra e madhe feston sot ditëlindjen. Ato kanë një lidhje shumë të ngushtë dhe këtë mund ta vëmë re mjaft mirë edhe në postimet në rrjetet sociale, ku nuk mungojnë foto dhe dedikime të ndryshme për njëria-tjetrën.

Në një ditë si kjo, sigurisht nuk kishin si të mungonin urime të përzemërta të bëra publikisht nga Luana dhe Marina, të cilat nuk kanë kursyer fjalët më të mira për motrën e tyre të madhe. Urimit të tyre, janë bashkuar edhe dhjetëra komentues.

“Jeta ime gezuar ditelindjen! Per njeriun me te mire, gjithe te mirat e kesaj bote uroj”, shkruan Marina.

“Gëzuar ditëlindjen jeta ime. Fuqia jote, mirësia dhe dashuria janë frymëzuese për të gjithë ne. Jam e bekuar të kem një model motre si ty. Të dua ”, shkruan Luana.