Sipërmarrësi më i pasur në Shqipëri, Samir Mane ka festuar 50-vjetorin e lindjes. Prej vitesh ai kryeson listën si njeriu më i pasur në vendin tonë.

Këtë 50-vjetor të lindjes, Mane e ka festuar në një nga hotelet me të shtrenjta të Stambollit. Sipas, “Tiranapost.al”, hoteli në Turqi ku është mbajtur mbrëmja e madhe quhet “Çirgan Palace Kempinski Instanbul” dhe të ftuarit nga Tirana janë dërguar me charter drejt e në destiancion.

Në përvjetorin e tij të veçantë Mane ka zgjedhur djemtë e Threedots që të këndojnë në këtë mbrëmje speciale.

Përveç këngëtarëve, mesa kemi parë në rrjetet sociale, edhe familja Hoxha ka qenë e ftuar në 50-vjetorin e Manes. Lori, Sara dhe Ledioni kanë publikuar foto dhe video nga kjo festë në Stamboll.