Ndoshta sapo kemi zbuluar ftesat dhe bashkë me to datën e dasmës së Besit dhe Xhensilës. Dihet që ata do të martohen në fillim të shtatorit dhe do të organizojnë dy dasma dhe kur artizania e njohur e ftesave, Olga, publikon në profilin e saj disa ftesa me nistoret Xh dhe B dhe datën 1 shtator nuk kemi si të rezistojmë pa menduar që janë ftesat e çiftit, që, si shumë personazhe të tjerë të njohur, ndoshta kanë zgjedhur t’i realizojnë ftesat te Kalimera by Olga.

Në foto shfaqen zarfat që kanë një pamje klasike dhe luksoze. Në ta janë shkronjat Xh dhe B, data 1 shtator dhe disa trëndafila, të gjitha në flori. Ngjyra e artë mesa duket ka qenë zgjedhja e çiftit të njohur për ftesat.

Tashmë ato janë gati për t’u shpërndarë, të shohim nëse ndonjë i ftuar VIP do e ndajë kur t’i mbërrijë në dorë që të vërtetohet plotësisht që XH-ja dhe B-ja, janë Xhensila dhe Besi.