Ndeshja me Izraelin, Shqipëria në “shtet rrethim”, agjentët e Mossad zbarkojnë në Tiranë

Tirana dhe Elbasanit prej të premtes paradite, më 11 nëntor deri të shtunën pas përfundimit të ndeshjes Shqipëri-Izrael do të kalojnë në “shtet rrethim” dhe niveli i sigurisë do të jetë “i kuq”.

Burime nga policia e shtetit dhe Shërbimi Informativ Shtetëror bënë me dije për ReportTv se në planin e masave janë parashikuar 3000 forca përfshi të gjitha agjensitë ligjzbatues të vendit.

Përsa i përket sigurisë së stafit izraelit dhe lojtarëve të ekipit të tyre gjithçka do të monitorohet nga shërbimet inteligjente të Mossad-it dhe në terren shoqërimi do të jetë vetëm me forcat e repartit special RENEA.

Masat e sigurisë për këtë ndeshje pritet të jenë krejt të kundërta nga aktivitetet e organizuara më parë kjo për shkak dhe të alarmit të krijuar pas arrestimit të 4 të dyshuarve si xhihadistë të cilët rezulton se kishin një plan për të krijuar trazira në Shkodër ku dhe ishte parashikuar të luhej kjo ndeshje.

Ndeshja u spostua nga stadiumi “Lororo Boriçi” në Shkodër drejt “Elbasan Arena” për arsye sigurie, por zyrtarisht ende nuk dihet se cili ishte plani i katër të arrestuarve të cilët funksiononin si një celulë e ISIS me bazë në Shkodër.

Agjentët shërbimit sekret, Mossad kanë mbërritur tashmë në Shqipëri dhe takimet e tyre me palën shqiptare kanë nisur nga verifikimi i masave të sigurisë në aeroportin e Rinasit e deri në stadiumin e Elbasanit.

Në këtë plan sigurie pritet dhe evakuimi i disa familjeve në pallatet rreth stadiumit të Elbasanit pasi në to do të pozicionohen snajper dhe sisteme sigurie dixhitale të cilat do të aplikohen për herë të parë.

 

Të ngjashme

Recommend to friends
  • gplus
  • pinterest

Leave a comment