Ndeshja me Izraelin, kreu i KMSH: Krenarë që myslimanët shqiptarë mbrojtën hebrenjtë

Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Skënder Bruçaj, ka dhënë një mesazh mirëseardhjeje për skuadrën izraelite të futbollit, e cila pritet të zhvillojë një ndeshje me kombëtaren shqiptare mbrëmjen e së shtunës.

Duke kujtuar që shqiptarët strehuan mijëra hebrenj gjatë Luftës së Dytë Botërore, Bruçaj thekson se populli shqiptar historikisht ka ditur të ruajë vlerat e larta humane të mikpritjes dhe harmonisë fetare.

Mesazhi i plotë i Bruçajt:

Krenarë për popullin tonë ndër shekuj, që diti historikisht të ruante vlerat më të larta humane, atë të mikpritjes dhe tolerancës e harmonisë ndërfetare.

Krenarë për të parët tanë myslimanë shqiptarë, besimtarë e bujarë, që strehuan mijëra hebrenj në shtëpitë e tyre gjatë Luftës së II-të Botërore, duke u bërë vendi i vetëm në Evropë, që kishte më shumë hebrenj pas lufte se para saj.

Sportistëve dhe mysafirëve nga Izraeli i uroj qëndrim të qetë e në paqe në token shqiptare!

Dhe gjithashtu i uroj fitore kombëtares së mrekullueshme shqiptare, për të cilën jemi të gjithë krenarë!

Të ngjashme

Recommend to friends
  • gplus
  • pinterest

Leave a comment