Kinematografia botërore ka pësuar tronditjen e radhës, teksa është shuar aktorja e njohur Rosemary Leach, në moshën 81-vjeçare.

Rosemary Leach ka ndërruar jetë për shkak të një sëmundjeje të rëndë, njoftoi agjentja e saj.

Leach u bë e njohur me rolet e saj në filmat “A Room With A View” dhe “Tha’ll Be The Day”.

Ajo gjithashtu ka luajtur në rolin e Grace në serialin “My Family”, transmeton noa.al.

Leach është vlerësuar me disa çmime të njohura për shkak të performancës së saj kinematografike.

“Ndjej trishtim të madh që Rosemary Leach ndërroi jetë ditën e djeshme në spital”, ka thënë agjentja e saj, Caroline de Wolfe.

Gjatë karrierës, Leach në dy raste e ka luajtur edhe rolin e mbretëreshës Elizabeth II.