Çiftet që u krijuan nga Big Brother i këtij viti vazhdojnë të kenë vëmendjen maksimale të të gjithëve edhe jashtë shtëpisë së famshme. Ashtu si disa prej tyre e kanë konsoliduar lidhjen dhe po e shijojnë dashurinë, të tjerë nuk e kanë parë të arsyeshme për të vazhduar më tej.

Pas ndarjes së Fjorentinës dhe Olsit, një prej çifteve më të përfolura të BB9, edhe Musa me Donën i kanë dhënë fund lidhjes së dashurisë. Pas daljes nga shtëpia e BB, lidhja mes çiftit vijoi normalisht, si fillim, “por jeta jashtë ka disa ndërlikime, ndryshe nga brenda, ku e gjithë vëmendja është për njëri-tjetrin deri në momentin ku nuk gjetëm një pikë të përbashkët për ta vazhduar këtë lidhje.”

Lajmi u konfirmua edhe nga çifti, ndonëse pa interpretuar dhe analizuar arsyet. Në një intervistë të fundit për GSH, Dona ka hedhur poshtë zërat se një tradhti e Musës ishte arsyeja e ndarjes: “Nuk është e vërtetë që më ka tradhtuar…” – duke rrëfyer edhe arsyen e vërtetë.

Pavarësisht thashethemeve që kanë qarkulluar këto ditë në media e portale, Dona ka thënë se asgjë nuk ishte show, të paktën nga ana e saj. Por ishte largësia ajo që krijoi, me sa duket, shkëputjen e çifti të njohur: “Ndarja ka qenë ndoshta deri diku largësia dhe fakti që jeta e tij është atje dhe e imja në Shqipëri.”

E pyetur edhe për spekulimet e fundit që kanë vënë në dyshim prirjet seksuale të Musës, Dona i mohon në mënyrë kategorike: “Aspak”

Dona shton se, nga ana e saj, asgjë që i përket këtij raporti nuk ka qenë për show dhe për aq sa ka zgjatur lidhja, ajo nuk ka pasur asnjë qëllim të tillë. Për momentin, ajo dhe Musa kanë mbetur miq. Ai tashmë me jetën e re jashtë Shqipërisë, ndërsa ajo me projektet e reja në modeling këtu.