“Moska ka materiale seksuale për të shantazhuar Trump”

CNN raporton se sipas disa burimeve, që sigurisht janë familjarë me çështjen, shërbimet sekrete amerikane i kanë paraqitur Barack Obamës dhe presidentit të zgjedhur Donald Trump, të dhëna se Rusia posedon informacione kondidenciale, kompromentuese, me natyrë personale dhe financiare për Trump.

Burimi i këtij zbulimi që u është referuar dyshes presidenciale nga krerët e shërbimeve sekrete amerikane është një ish-agjent britanik që tashmë drejton një firmë private.

“Lajme të rreme- totalisht një gjueti shtrigash politike”.

Kështu ka reaguar presidenti i zgjedhur i SHBA-ve, Donald Trump në Twitter pas këtij lajmi,

Videot e takimeve seksuale me prostituta të bëra në 2013 në një hotel në Moskë; Ryshfete të maskara si propozimi biznesi shumë fitimprurëse të bëra nga zyrtarët rusë; Takimet me përfaqësues dhe njerëz të Kremlinit në vitin 2016 për të diskutuar interesat e përbashkëta, duke përfshirë hakerimin në kurriz të partisë demokratike dhe kreut të fushatës elektorale të Hillary Clinton, John Podesta, janë disa nga informacionet personale dhe financiare shumë komprometuese por të pakonfirmuara nga askush, që kanë përfshirë Donald Trump, natën kur Barack Obama mbante në Çikago fjalimin e tij të lamtumirës si President amerikan.

 

Të ngjashme

Recommend to friends
  • gplus
  • pinterest

Leave a comment