Disa ditë më parë modelja e njohur Xhesika Berberi publikoi foto dhe video me këngëtaren e njohur me famë botërore Selena Gomez.

Video nuk ishte e zakonshme, siç një fanse mund ta takojë Selena Gomez. Berberi dhe Gomez, dukeshin mjaft të afërta me njëra-tjetrën.

Ato madje u shfaqën duke u përqafuar, sikur njiheshin prej kohësh. Nuk e dimë nëse vajzat janë mikesha, por Xhesika sot ka postuar edhe një foto tjetër me Selena Gomez.

Modelja shqiptare nuk ka treguar se ku është njohur me këngëtaren, por nga fotot duket se janë mikesha.