Një projekt i ri që Miriam Cani ka prezantuar disa ditë më parë, e ftuar në “Rudina” në Tv Klan, tashmë ka një datë. “Meteor”, kënga e parë e Miriamit pas periudhës së plotë të mëmësisë, është gati dhe do të publikohet më 20 nëntor. Një produksion që, siç tha Miriami, për të është shumë i veçantë jo vetëm sepse është punuar me shumë dashuri, por edhe sepse ka pasur pranë vetes një skuadër profesionistësh që ia kanë bërë gjithçka më të lehtë.

E veçantë në këtë produksion të ri të Miriamit është edhe pjesëmarrja e Ajola Xoxës, e cila është kujdesur për regjinë e klipit. Edhe puna me Ajolën ka qenë një komoditet më vete për Miriamin. Dhe gjithçka tashmë është materializuar. Kënga e re do të publikohet më 20 nëntor.

Lajmin e kanë postuar edhe në profilet e tyre në Isntagram. Ajola, pasi ka postuar videon e këngës, ka shkruar: “Mezi po pres që të gjithë ta shohin këtë. Projekt i ri me Miriam Canin. Më në fund jetësova qiellin e natës plot me yje shumëngjyrësh, që kam pasur gjithmonë në ëndërr.”

Po kështu, edhe Miriami, ka postuar në profilin e saj një video bashkë me datën e publikimit të këngës.