Tirana Observer
  • Kreu
  • Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Bota & Rajoni
  • Kulturë
  • Sport
  • Lifestyle
    • Roze
    • Shendet
    • Horoskopi
  • Speciale
    • Speciale
    • Shkence

Kreu / Politikë

Ministrja e re: Vrasja e gjyqtares, mosfunksionim i sistemit të drejtësisë

Ministrja e re: Vrasja e gjyqtares, mosfunksionim i sistemit të drejtësisë
T.O
31/08/2017 21:38

Zv/ministrja në detyrë e Drejtësisë, e cila në qeverinë e re do të jetë ministrja e Drejtësisë, ka deklaruar se mosfunksionimi i sistemit të drejtësisë është shkaku kryesor për vrasjen e gjykatëses së Shkodrës Fildes Hafizi.

Përmes një reagimi dërguar mediave, Etilda Gjonaj thotë se sistemi duhet të pastrohet nga gjyqtarët dhe prokurorët që nuk zbatojnë ligjin.

Duke u shprehur ngushëllimet familjarëve të viktimës, Gjonaj angazhohet për realizimin sa më parë të reformës në drejtësi.

Reagimi i zv/ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj:

Ngjarja e sotshme ishte tragjike, jo vetëm për humbjen e një gruaje profesioniste të mirë, e nënë të përkushtuar, por edhe pasi sërish doli në pah sistemi i kalbur i drejtësisë që ka nevojë urgjente për reformën më të thellë të mundshme në drejtësi.

Autori i krimit makabër të sotshëm ishte ndaluar dy vite më parë nga policia. Krimi i sotshëm ishte shmangur para dy vitesh. Por ç’bëri sistemi gjyqësor? Për veprën penale të armëmbajtjes pa leje që parashikon dënimin deri në 7 vjet burgim dhe veprës penale të dhunës në familje deri në 5 vjet burg, gjyqtarët e dënuan autorin vetëm me 3 vjet burgim në total.

E më pas ai që sot i mori jetën, Fadil Kasemi, u amnistua. Një vendim skandaloz i gjyqtarëve në 2016, sot i mori jetën një kolegeje të tyre.

Ngjarja e sotshme ishte një goditje e rëndë për të gjitha ne gratë me pozitë apo pa pozitë, dhe tregoi edhe njëherë për mosfunksionimin e sistemit të drejtësisë, që kërkon në mënyrë imediate pastrimin nga gjyqtarë dhe prokurorë që keqzbatojnë ligjin.

Duke ngushëlluar familjen e Fildeze Hafizi, i siguroj ata dhe mbarë opinionin publik për angazhimin maksimal të Qeverisë së re, në jetësimin sa më shpejt e me thellësinë e kërkuar të Reformës në Drejtësi. I bëj thirrje organit të akuzës për një hetim të gjithanshëm dhe sa më profesional të ngjarjes së rëndë!

U prehsh në paqe, mikja dhe kolegia jonë e dashur!

Ky mesazh jo vetëm si zv. Ministre e Drejtësisë, por edhe si grua dhe si nënë.

Etilda Gjonaj (Saliu)

Politikë
Te ngjashme
Rama reagon ashpër për fyerjet ndaj Skënderbeut: Delenxhinj, nuk i arrini as tek ato të kalit
Rama reagon ashpër për fyerjet ndaj Skënderbeut: Delenxhinj, nuk i arrini as tek ato të kalit
Fevziu, Bashës: Ç’deshe që u ktheve nga Holanda në Shqipëri?
Fevziu, Bashës: Ç’deshe që u ktheve nga Holanda në Shqipëri?
Fatos Nano rrëfehet për pushtetin: Njerëz mirënjohës ka, por janë specie e rrallë
Fatos Nano rrëfehet për pushtetin: Njerëz mirënjohës ka, por janë specie e rrallë
Çfarë mendon Monika Kryemadhi kur Ilir Meta është në Opinion: Blendi Fevziu është shumë i poshtër
Çfarë mendon Monika Kryemadhi kur Ilir Meta është në Opinion: Blendi Fevziu është shumë i poshtër

1 Koment per “Ministrja e re: Vrasja e gjyqtares, mosfunksionim i sistemit të drejtësisë”

  • american16al says:
    01/09/2017 16:15 at 16:15

    Ne rradhe te pare te zbatohen ligjet dhe se dyti te repunohen ato ligje qe mendojet se duhen pershtaten psikologjise shqipetare ne drejtim te civilizimit saj duke ashpersuar ato atje ku dhuna ne familje te jete e patolerueshme ne cfaredo shkalle qofte.

Lër një koment Anullo

Emaili juaj nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Ekonomi

  • INSTAT: Veriu i Shqipërisë tejet i varfër, vetëm 24% e mesatares së BE-së 07/09/2017 17:00
  • Paraja jashtë bankave, në 4 muaj fluturojnë 60 milionë euro 07/09/2017 16:37
  • Rama jep një tjetër lajm pas mbledhjes së Qeverisë: Gati për të nisur rrugën e re në ekonomi 07/09/2017 13:01

Bota & Rajoni

  • Francë, zbulohet rastësisht plani i sulmit me bomba ndaj bankave
  • Njësia speciale e marinsave që vrau Bin Ladenin po përgatit eleminimin e Kim Jong-ut
  • Uragani “Irma” shkatërron një aeroport të tërë në SHBA (FOTO)

Opinione

  • Akademia, Albanologjia dhe Shkenca
  • Miti i Andreas dhe vetëprojektimi i Tsipras
  • Gjergj Kastriot Skënderbeu heroi ynë kombëtar i keqkuptuar dhe i keqpërdorur

Sport

  • “Argjentinasit janë një bandë gomerësh. Messi po luan në ekip me magazinierin”
  • Panucci: Nëse Sadiku shënonte golin e dytë në Maqedoni, unë do isha i zoti
  • Panucci: Cikalleshi nuk më respektoi
September 2017
M T W T F S S
« Aug    
 123
45678910
11121314151617
18192021222324
252627282930  
  • Rreth nesh
© Copyright 2017, Tirana Observer. All Rights Reserved.
  • Kreu
  • Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Bota & Rajoni
  • Kulturë
  • Sport
  • Lifestyle
    • Roze
    • Shendet
    • Horoskopi
  • Speciale
    • Speciale
    • Shkence