nasip nacoMinistria e Drejtësisë ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës së Elbasanit për rrëzimin e kërkesës së Prokurorisë për pezullim nga detyra të gjyqtarit të Apelit në Tiranë, njëkohësisht anëtarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Gjin Gjoni duke kërkuar shkarkimin e gjyqtares Miranda Çekrezi. Gjyqtarja Çekrezi publikoi vendimin e rrëzimit të Prokurorisë shkurtimisht dhe pa dhënë asnjë argument. Por përtej kësaj, duket se vetë caktimi dhe pranimi nga ana kësaj gjyqtareje për gjykimin e kësaj cështjeje është në kundërshtim me ligjin.
Sipas Ministrisë së Drejtësisë, në vitin 2011 Gjin Gjoni ka qenë kryesues i trupit gjykues ndaj një çështjeje të ngritur ndaj gjyqtares Miranda Çekrezi. Për këtë ‘konflikt interesi’ MInistri i Drejtësisë, Nasip Naço ka urdhëruar nisjen e procedurave për shkarkimin e Çekrezit. “Gjyqtarja e Elbasanit, Miranda Çekrezi është në në shkelje të hapur të ligjit. Ajo nuk duhet të gjykonte çështjen për pezullimin e gjyqtarit Gjin Gjoni sepse në vitin 2011 Gjoni ishte kryesues në gjykimin e një cështjeje ndaj kësaj gjyqtareje”, thuhet ndër të tjera në deklaratë.
Për Ministrinë e Drejtësisë vendimi i gjyqtares është i influencuar pasi ajo vetë është peng i ndereve të vjetra. Ministria e Drejtësisë shprehet e vendosur për të zbatuar ligjin ndaj kujtdo.
Të premten Gjykata e Elbasanit ka rrëzuar kërkesën e Prokurorisë për pezullimin nga detyra të gjyqtarit të Apelit Gjin Gjoni deri sa prokuroria të përfundonte hetimin. Vendimi është publikuar i shkurtuar dhe pas asnjë argument, ndërkohë që pritet që gjatë javës që vjen gjykata të zbardhë verdiktin se mbi çfarë argumentash është bazuar ajo për rrëzimin e kërkesës së Prokurorisë që e ka anëtarin e KLD-së e po ashtu gjyqtarin Gjoni nën hetim për deklarim të rremë pasurie dhe falsifikim dokumentash.
Një ditë më parë ILDKP nisi hetimin administrativ për rikonfirmimin e disa të dhënave të paraqitura nga Gjoni në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit. Edhe ky institucion të mërkurën ka dorëzuar në prokurori një kallëzim penal për gjyqtarin për falsifikim dokumentash. Ndërkohë edhe Gjykata e Durrësit ka rrëzuar kërkesën e Prokurorisë për pezullimin e gjyqtares Klorinda Çela e cila është nën hetim po për fshehje të pasurisë, ndërsa bashkëshorti i saj Ken Dhima, që aktualisht është gjyqtar në Gjykatën Administrative në Vlorë është pezulluar nga e njëjta gjykatë me afatin e tre muajve.
Për çiftin e bashkëshortëve edhe Ministria e Drejtësisë kërkon nga ana e saj në Këshillin e Lartë të Drejtësisë marrjen e masës disiplinore të shkarkimit në bazë të një raporti të Inspektoriatit të Lartë të Kontrollit dhe Deklarimit të Pasurive që ka gjetur episodet e deklarimit të rreme të pasurisë.  

Të ngjashme

Recommend to friends
  • gplus
  • pinterest

Leave a comment