Meta Kosove ThaciKryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, theksoi sot në Prishtinë se “Kosova e meriton sa më shpejt liberalizimin e vizave”. Gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, Meta vlerësoi angazhimet e qeverisë së Kosovës për të plotësuar të gjitha kriteret për procesin e liberalizimit të vizave”.
Kryeparlamentari Meta falenderoi kryeministrin Thaçi, për vizionin e tij evropian për Kosovën dhe për gjithë rajonin, si dhe për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shqipërisë. Ndërsa kryeministri Thaçi e përgëzoi Metën për sukseset që po arrin Shqipëria në procesin e integrimit, si dhe për bashkëpunimin shumë të mirë me të gjitha vendet fqinje. Më tej Thaçi e konsideroi një progres edhe implementimin e reformave demokratike.

“E vlerësoj lart rolin dhe kontributin personal të Kryetarit të Kuvfendit në këtë proces të rëndësishëm evropian për Shqipërinë”, theksoi Thaçi.
Duke iu përgjigjur interesimit të medias lidhur me krijimin e një tribunali për Kosovën, Thaçi theksoi se “Kosova ka qenë me fat që këto 15 vite të fundit, sistemi i drejtësisë ka qenë i udhëhequr prej ndërkombëtarëve në kuptimin e mandatit ekzekutiv për tetë vite me radhë prej OKB-së, ndërsa prej gjashtë viteve prej Misionit të EULEX-it. EULEX ka bërë një punë të mirë në Kosovë, bashkëpunimi ynë ka qenë i mirë”.
Tani, vijoi Thaçi, ka ardhur koha dhe do të kemi letërkëmbimin mes institucioneve të Kosovës dhe BE-së, një letëkëmbim që do të përcaktojë qartë se Kosova ka tani kapacitetet e saj të plota për të udhëhequr sistemin e drejtësisë në kuptimin e mandatit ekzekutiv, ndërsa roli i Misionit të BE-së do të jetë më tepër mbështetës dhe konsultativ.
“E ritheksoi se Kosova është e gatshme që për çdo sfidë të përballet në sistemin e vet të drejtësisë, me mbështetje të plotë ndërkombëtare”, përfundoi Thaçi.

Të ngjashme

Recommend to friends
  • gplus
  • pinterest

Leave a comment