Kur vjen puna tek sektretet e bukurisë, Meghan Markle nuk tregohet aspak e rezervuar për të treguar se si kujdeset ajo për të qenë në super formë çdo ditë. Me shumë çiltërsi, aktorja është shprehur se praktikon çdo ditë “yoga”. “Yoga është gjithçka imja”, është shprehur ajo dhe këto foto e tregojmë më së miri.

Meghan ka praktikuar këtë disiplinë që në moshë të vogël, falë nënës së saj Doria Ragland, e cila ka luajtur rolin e një instuktoreje në shtëpinë e tyre të vogël në LA. 36-vjeçarja do të martohet me princ Harry-in në Windsor Castle në maj të vitit 2018, dhe tashmë do të praktikohet në Pallatin Mbretëror me instruktorët më të mirë nga Anglia.

Pas martesës me princin regjimi i saj ditor do të ndryshojë shumë: nuk ka më zgjim në orët e vona të mëgjesit, shëtitje me qenin e saj, sushi…hmm Meghan na lejo të të themi që duhet të heqësh dorë nga këto, pasi dita jote do të jetë me angazhime zyrtare si përfaqësuese e familjes mbretërore.