Që nga dita që Meghan Marke u fotografua në krah të Princ Harry-it rreth 18 muaj më parë, e gjithë bota nuk ndali së krahasuari me dukeshën e Kembrixhit, Kate Middleton.

Në të vërtetë, nëse do t’i hidhnim një sy stilit të saj të të veshurit do të kuptonim që ajo ngjason më tepër me princeshë Dianën. Gjatë një interviste që ka pasur më herët, aktorja ka deklaruar se ka shikuar pafundsisht dasmën e princeshë Dianës e daljet e saj publike dhe se ka qenë një shembull për të gjatë rinisë, ashtu sikurse për shumicën e britanikëve.

Ka edhe një teori tjetër që nga dita në ditë djemtë po na e vërtetojnë: ata zgjedhin që të kenë përkrah një vajzë që i ngjan shumë mamasë së tyre dhe duket se princ Harry ka “qëlluar në shenjë”.

Hidhuni një sy fotove ku Meghan është shumë e ngjashme me princeshën e të gjitha kohërave.

Kështu që vajza, mos u çudisni kur të takoni nënën e partnerit tuaj dhe të kuptoni që keni disa ngjashmëri.