Aq shumë po flitet për të, saqë çdo veprim qoftë edhe më i vogël, shndërrohet në një lajm.

Së fundmi Meghan Markle ka bërë një surprizë shumë të këndshme në një festë që mbretëresha Elisabeth kishte organizuar për stafin e saj. Festa u zhvillua në Kështjellën Windsor. Meghan thuhet se kishte veshur një fustan të kuq dhe u ndal të bisedonte me të gjithë punonjësit e mbretëreshës, shumë prej të cilëve janë angazhuar në planifikimin e dasmës së saj me Princ Harryn.

“Harry dhe Meghan qëndruan rreth një orë në festë dhe ishin shumë miqësorë, biseduan me të gjithë. Meghan ishte shumë e ëmbël dhe miqësore me të gjithë”, u shpreh një burim për ‘Hello Magazine’.


Megan Markle do të martohet në maj të vitit 2018 me Princ Harry-n. Dasma e tyre do jetë një dasmë shumë e madhe, por jo aq madhështore sa e Princ William dhe Kate, pasi kjo është dëshira e çiftit.