Në një kohë kur të gjithë kemi pritur një datë zyrtare dhe një ceremoni madhështore e luksoze që mund të mblidhte të gjithë miqtë e çiftit në Hollywood, Angela Martini dhe partneri i saj Dragos Savulescu e paskan marrë vendimin dhe kanë lidhur kurorë mbrëmjen e djeshme fare papritur.

Bukuroshja shqiptare dhe i dashuri i saj, biznesmen i njohur rumun, janë në një lidhje të gjatë, por nuk kishin dhënë asnjë detaj publik për martesën e tyre. Lajmin e ka dhënë vetë modelja pak më parë me disa foto nga Instagrami, duke ndarë me të gjithë emocionin e kësaj dite të veçantë për të.

Ajo që bie në sy është veshja që ka zgjedhur modelja. Jo një fustan të bardhë, por një fustan të zi, madje transparent, brenda natyrës së saj, jashtë traditës dhe kornizave të lexueshme të të tilla ngjarjeve. “U martova mbrëmjen e kaluar me burrin e ëndrrave të mia. Jeta është një film dhe ne guxojmë ta jetojmë siç duam. Origjinale, e çmendur”,- shkruan në profilin e saj Anxhela.

Foto nga ceremonia ka postuar në profilin e tij edhe bashkëshorti i saposhpallur i Angelas, Dragos Savulescu, i cili, duke iu bashkuar “çmendurisë” së modeles shqiptare, shkruan: “U martova mbrëmjen e kaluar me gruan me seksi në botë! Jeta është e mrekullueshme.”

Urime për çmendurinë e bukur!