Edmond Nicaj, një 41-vjeçar shqiptar, arriti të gjente kombinimet e lotarisë së famshme “Michigan Lottery’s Powerball”, nga e cila ka dalë fitues me një shifër të konsiderueshme parash: “Unë blej një biletë lotarie herë pas here, por kësaj radhe ishte vërtet shpërblyese”,- tha Nicaj pasi fitoi çmimin e madh.

Bileta e kësaj lotarie kushton vetëm 1 dollar, ndaj gëzimi i Nicajt dhe i familjes së tij ishte i natyrshëm: “E pashë biletën në mëngjes dhe nuk ndaloja dot duke u hedhur nga gëzimi. Fëmijët më dëgjuan dhe zbritën poshtë. Djali 6-vjeçar filloi të më pyeste se me sa zero ishte shuma që fitova”.

Të premten, Nicaj ishte pranë ambienteve të lotarisë për të tërhequr çmimin. Me këto para, Nicaj tha se ka planifikuar të paguajë faturat dhe të ndajë mënjanë disa për gjashtë fëmijët e tij.