Është zhvilluar mbrëmjen e 11 dhjetorit në Paris, edicioni i 30-të i Best Model of the World. Modele dhe modelë nga e gjithë bota kanë konkurruar për tre çmimet e para me një vlerë prej 7,000 $ dhe një javë pushimesh në Cyprus Elexus Hotel.

Finalja u mbajt në Theatre du Gymanes Mari Bell, ku juria zgjodhi fituesit dhe këtu nis surpriza. Anëtare jurie ishte dhe një shqiptare. Nuk është një emër shumë i njohur, por as e panjohur nuk është. Festa madhështore që ajo dhe bashkëshorti i saj organizuan 10 vjet pas dasmës së tyre, e ktheu në personazh të njohur Drilona Boçin, e cila është gjithashtu aksionerja e butikut Altar që ia bleu Elvana Gjatës. E kemi parë më pas në shoqërinë e mikeshave të saj të njohura, në festën e beqarisë së Xhensila Myrtezajt dhe në dasmën e këngëtares, në ditëlindjen e Lori Hoxhës dhe tashmë, me mijëra ndjekës në llogarinë e Instagram-it, Drilona Boçin mund ta quajmë fare mirë një personazh publik.

Megjithatë kjo pjesëmarrje në jurinë e një spektakli ndërkombëtar është me të vërtetë një arritje për Drilonën.

Best Model of the World është një event ndërkombëtar për konkurrimin e modelëve, që janë vitrina e botës së modës dhe tekstileve, shkruhet në faqen e konkursit. Ende nuk e dimë si ka arritur Drilona në këtë juri, por dihet që modën dhe veshjet, si një grua e re me shumë stil dhe drejtuese e një biznesi fustanesh që mbajnë firmën e Valdrin Sahitit, e njeh mirë.

Ajo e ka ndarë detyrën e përzgjedhjes së fituesëve me disa anëtarë të tjerë jurie, që kanë zgjedhur një model turk dhe një modele nigeriane të parët e këtij konkursi të nisur në Turqi, 29 vite më parë.

Pranë Drilonës, janë personalitete të njohur si kompozitori i Enrico Macas dhe aktorja turke, Güngör Bayrak.

Për pamjen e saj, Drilona, e cila duhet thënë që vezullonte, kishte zgjedhur një fustan të krijuar nga Valdrin Sahiti, kombinuar me një shall të madh dhe ishte grimuar nga Ujvara Haxhia. Veç saj, Drilona kishte marrë me vete dhe fotografin Renaur Locaj, për t’i memorizuar këto çaste.

Vezullon!