Nxenes pasm provimeveMaturantët këtë vit do të kenë një tjetër mënyrë të përllogaritjes se pikëve për të hyrë në universitet. Formula e re do t’i japë më shumë peshë mesatares së 3 viteve të maturantëve duke e rritur rëndësinë e saj me 6 % krahasuar me një vit më parë dhe ulur rëndësinë e lëndëve me zgjedhje. Sipas specialistëve të arsimit ky ndryshim i përllogaritjes se pikëve në formulën e Maturës Shtetërore për t’i dhënë peshë dhe rëndësi përgatitjes 3-vjeçare të maturantëve. “Ndryshimi i peshës mes komponentëve të formulës së maturës shtetërore, sistemit meritë preferencë bëhet për t’i dhënë më shumë rëndësi dhe peshë punës 3-vjeçare, rezultateve të tre viteve të gjimnazit. Është rritur përqindja e pikëve mesatare nga 20 ka shkuar në 26%. Pra është rritur 6% fuqia e saj në ndikimin e pikëve të maturantit për vazhdimin e garës për në universitet”, deklaroi dje specialisti i AKP-së Arben Fagu. Specialisti i AKP Arben Fagu deklaron se një tjetër risi për këtë vit është futja në maturë edhe e gjuhës së huaj. Sipas tij gjuha e huaj nuk është pjesë e formulës së përllogaritjes së pikëve ndërsa maturantët që u ka mbetur ndonjë provim me zgjedhje pa dhënë nga vitet e shkuara nuk do t’i nënshtrohen këtij provimi. “Gjuha e huaj është pjesë integrale e provimeve të maturës dhe ngelja në atë lëndë nuk të pengon në vazhdimin e lëndëve të tjera, por besoj se mund të jetë pengesë në çuarjen në universitet, pasi është një provim i detyrueshëm dhe studenti duhet të jetë kalues, pavarësisht se ajo nuk hyn në formulën llogaritëse të pikëve”, tha Fagu. Ndërsa nga marsi do të fillojë edhe aplikimi online i kontrolluar për formularin A1 fillimisht për maturantët aktualë dhe më pas do të nisë plotësimi i formularit A1Z nga maturantët e viteve të shkuara.

Recommend to friends
  • gplus
  • pinterest

About the Author

Leave a comment