Serialet turke janë ndër më të ndjekurat në Shqipëri dhe rrjedhimisht edhe jeta e aktorëve, përtej ekranit, ka shumë interes për publikun shqiptar.

Së fundmi na vjen një lajm nga “Halimeja” e Ertugrul. Bukuroshja i ka dhënë fund beqarisë. Ajo ka kurorzuar në martesë lidhjen disa vjeçare me futbollistin e Beshiktashit, Gokhan Gore, në një ceremoni tradicionale e zhvilluar në rezidencën “Sait Halim Pasha” në brigjet e Bosforit, Stamboll.

Esra dukej shumë e bukur, me një fustan stil princeshe, flokët gjysmë të lëshuara të ndara në mes, shumë thjeshtë  duke lënë që gjithë vëmendja në pamjen e saj të përqëndrohej në sytë jeshil dhe të mëdhenj. Pas nuk mbetej as futbollisti, i cili kishte preferuar të vishte në këtë ditë kaq të rëndësishme për të, një kostum të zi klasik.

Dasma mori një vëmendje të madhe në Turqi, kjo edhe për shkak se ishin të pranishëm presidenti Erdogan dhe bashkëshortja e tij, Emine.

Mesa duket 2017 nuk paska qenë viti i dasmave vetëm për ne, por edhe për turqit.