Moderatorja e njohur Marina Vjollca më në fund ka vendosur të ndryshojë ngjyrën e veshjes në emisionin “C’est la vie”.

Prej disa puntatash Marina ka preferuar të qëndojë tek ngjyra e zezë. Ndërsa sonte Marina ka ndryshuar. Ajo përmes disa fotove të publikuara në Instagram, na ka treguar veshjen e së dielës.

Një minifund me pala, dhe një bluzë rozë e çelët me supe të rëna është zgjedhja e bukuroshes bionde. Sandalet rozë si bluza shkojnë në harmoni të plotë me pjesën tjetër të veshjes. Si një kukull ngjan Marina sonte…