Moderatorja e njohur Marina Vjollca që prej puntatës së parë të emisionit “C’est la vie”, ka vendosur t’i qëndrojë besnike ngjyrës së zezë.

Ajo u shfaq natën e parë me një fustan të zi me të bardhë, nga Roberto Cavalli.

Edhe nata e dytë do të ishte e tillë, ku bukuroshja zgjodhi një palë pantallona të zeza, me një bluzë tyl në po të njëjtën ngjyrë, nga Elisabetta Franchi.

Nata e tretë ka bërë dallim, pasi Marina erdhi me një kostum të bardhë Versace.

Natën e katërt Marina erdhi sërish me të zeza në nder të homazheve për mjeshtrin Aleksandër Lalon. Fustani i gjatë dhe serioz ishte Chanel.

Nëse kete te diel shpresuam që ajo të vinte me ngjyra, Marina sërish preferoi një fustan të zi me mëngë të gjata, nga Dolce Gabbana.

Edhe pse duket një mrekulli, ne do presim javën tjetër për të parë nëse Marina do i çelë apo jo ngjyrat…Një gjë është e sigurt, zgjedhja e Marinës do të jetë një markë e shtrenjtë.