637803__BJ83yI7Fe 637803__ByB2yL7Kl 637803__H1X3kLXteKa qenë shoqja e saj, Frieda Hull, ajo që ka shkrepur, privatisht, duke xhelozuar sot fotografët e gjithë botës, imazhet e Marilyn Monroe, në muajt e parë të shtatzënisë.

Sikurse raporton Living, fotot janë shkrepur në 8 korrik të 1960, në New York, ndërsa Marilyn ishte 34 vjeç dhe e martuar me Arthur Miller.

Ndërkaq ishte në xhirimet e filmit “Let’s make love”, me aktorin francez Yves Montand. Lidhja e tyre filloi menjëherë më pas dhe sipas të njëjtit burim të fotografive, aktorja kishte thënë se fëmija ishte pikërisht i tij, jo i të shoqit.

Ka qenë komshia e Frida Hull (ka vdekur pak vite më parë) ajo që ka siguruar fotografitë dhe ka pohuar ato që dinte duke shtuar se Marilyn e humbi fëmijën. Nuk u bë asnjëherë i qartë shkaku i asaj çfarë ndodhi.

Recommend to friends
  • gplus
  • pinterest

Leave a comment